E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontratë e rregullt

Barcelona ka reaguar pas sugjerimeve nga FIFPro se kontrata e zgjatur e sulmuesit Lionel Messi nuk i përmbahet rregullave të FIFA-s, duke insistuar se gjithçka është bërë sipas librit. 22-vjeçari nënshkroi kontratë të re muajin e kaluar, e cila do ta mbajë në Nou Camp deri më 2016, por presidenti i Unionit të Futbollistëve Profesionistë në mbarë botën, Philippe Piat, kishte theksuar të martën se gjatësia e marrëveshjeve të reja nuk duhet të kalojë periudhën pesëvjeçare.

Barcelona dëshiron të potencojë se deri më sot nuk ka marrë asnjë ankesë nga FIFPro, FIFA apo ndonjë organ tjetër në lidhje me zgjatjen e kontratës së futbollistit Lionel Messi. Mirëpo, Barcelona dëshiron të sqaroj se vazhdimi i kontratës së futbollistit është bërë në bazë të ligjit dhe rregullave të FIFA-s nën artikullin 18.2 të rregullave dhe statusit të transferimeve, kontratave që mund të zgjasin mbi pesë vjet pasi në këtë rast lejohet nga ligji shtetëror, thuhet në një komunikatë të Barcelonës, të publikuar të enjten.

Me kontratën e re, Messi ka dëmshpërblim prej mbi 250 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›