Spanja, rekord në kualifikime

Spanja ka bërë rekord të fitoreve në kualifikime për Kampionatin Botëror 2010. Të mërkurën, Spanja është bërë ekipi i parë që ka fituar të gjitha 10 ndeshjet e grupit nga zona e Evropës, duke e shkatërruar Bosnjën 5-2.
Kampioni i Evropës nuk ka munguar në Kampionat Botëror nga viti 1974. Rekord më të mirë kanë vetëm Brazili, Argjentina, Gjermania dhe Italia. Ata do të shkojnë në Afrikën e Jugut me optimizëm dhe besim të madh se ekipi do të hyjë në garë, si njëri prej favoritëve kryesorë, për të fituar titullin. Spanja ka humbur vetëm një ndeshje nga viti 2006 dhe atë nga SHBA, në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave, qershorin e kaluar.
Fitorja e 10-të e kualifikimeve ishte lajm kryesor në mediat evropiane të enjten. Të gjitha të përditshmet spanjolle kanë lavdëruar lojën e Spanjës si dhe punën e selektorit Vicente del Bosque. Ai megjithatë shprehet modest. Synojmë të luftojmë për Kampionatin Botëror, por e dimë se do të jetë shumë vështirë. Nuk jemi favoritë, por jemi në mesin e atyre që shpresojnë, tha ai.