Suedia e feston eliminimin

Zlatan Ibrahimoviç ka humbur paraqitjen në Kampionatin Botëror, por kjo nuk e ka ndaluar të festojë, ndërsa në Suedi kanë shpërthyer polemikat.
Sulmuesi i Barcelonës dhe disa bashkëlojtarë të tij të Kombëtares, pas fitores së kotë 4-1 kundër Shqipërisë (për shkak të fitores së Portugalisë ndaj Maltës) dhe dështimit për tu kualifikuar për në Afrikën e Jugut 2010 kanë shkuar në një lokal në qendër të Stokholmit.
Ata kanë festuar me selektorin Lars Lagerback, i cili kishte njoftuar se do të largohet nga detyra, ndërsa futbollistët i kanë organizuar një ndejë për 50 persona në zonën VIP të Cafe Opera në Stokholm.
Ndërsa mediat suedeze kanë sulmuar ashpër ekipin që ka festuar në natën e dështimit për kualifikim në Kampionatin Botëror, Ibrahimoviç dhe bashkëlojtarët e tij kanë preferuar të kalojnë dëshpërimin me muzikë dhe pije.