Fevziu Rama ka shprehur deshiren per neOpinion qe ne janar

Ditëshkurtësi politike e komenton gazetari Blendi Fevziu përpjekjen e Edi Ramës për të përfshirë Metën në një marrëveshjë, duke i rritur kredencialet e kreut të LSI-së shumë më tepër se në 2009-kur Meta kushtone më pak, siç shpreh ai në mënyrë simbolike. Duke komentuar takimin në vilën e zotit Meta në Gjirin e Lalzit, Fevziu tha se me këtë lëvizje Rama ka hyrë në sferën e pragmatizimit politik duke fshirë moralisht të gjitha akuzat ndaj Ilir Metës.
E në vijim të kësaj edhe loja për shkëmbim votash majtas e djathtas për zgjedhjen e presidentit është legjitimuar nga vetë Rama sipas Fevziut, pasi nuk do të kujdeset askush për momentin moral të procesit të votimit
Fevziu mendon se mazhoranca i ka votat për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit dhe konsultimet mbarë politike duhet të vijnë vetëm nëse mazhoranca nuk arrin në një qendrim brenda saj.
Drejtuesi i emisionit “Opinion” pret pas shumë kohësh në studion e tij Edi Ramën. hodhi poshtë idenë se prania e kreut të opozitës në studion e tij është një ndryshim i politikës editoriale të televizionit kombëtar Klan.
Fevziu tha se ftesa ndaj Ramës ka qenë e përhershme dhe se kryesocialisti ka shprehur dëshirën për të ardhur në emisionin e tij që në janar.