E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unaza e Madhe funksionale brenda një viti

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka vëzhguar nga afër punimet që po kryhen në zonën e Saukut, ku është shprehur optimist për punën që po kryhet.

“Edhe pse kemi hasur probleme në lidhje me shpronësimet, përsëri ecuria e punimeve është sipas pritshmërisë çka na bën të mendojmë se kjo vepër infrastrukturore do të përfundojë brenda afatit të paracaktuar, pra brenda një viti”, tha Olldashi.

Ministri i Transportit tha se ky segment, jo vetëm që do të liroj trafikun e rënduar në qendër të Tiranës, por do të jetë pikënisja e projektit madhor të qeverisë, pra ndërtimin e Boshtit qendror dhe jugor. Ndërkohë, nëndrejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Skënder Çota i cili shoqëroi Olldashin gjatë inspektimeve, sqaroi se “ky segment i unazës së re është konceptuar si një autostradë, me një gjatësi prej 3.2 kilometrash dhe gjerësi 24 metrash, brenda së cilave janë menduar të ndërtohen 6 korsi, si dhe mbikalime dhe nënkalime, sipas standardeve evropiane".

Nga studimet e kryera, rruga e re parashikohet që të përballojë një trafik me mbi 20 mijë makina në ditë, që në momentin e parë të funksionimit të saj dhe duke llogaritur rritjen e vazhdueshme të trafikut, kjo rrugë parashikohet që në vitin 2013 të përballojë një trafik prej 38 mijë makinash në ditë./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-01 13:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›