E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontribut për një filozofi të jetës

Libri: Njeriu dhe Teknika

Autori: Oswald Spengler

Gjinia: Filozofi

Shtëpia botuese: Helga’s Secret

Ky libër i shkruar në vitin 1931 dhe 10 vjet pas veprës “Rënia e Perëndimit” të autorit të shquar gjerman të shekullit të kaluar - të periudhës gjatë dhe midis luftërave botërore - Oswald Spengler (1880-1936), e të konsideruar nga të gjithë dijetarët, statistët, studiuesit e historisë, politikës dhe filozofisë si një magnum opus, do të kishte natyrisht një sukses të garantuar. Në këtë libër Oswald Spengler arsyeton se ana teknike e qenies së njeriut bëhet në vetvete një “problem për njeriun dhe ai jep dy përgjigje për këtë. E para është thjesht injorimi i saj, për ta parë teknikën si një diçka josipërane, jo si një pjesë e kulturës së lartë. E dyta është e kundërta e kësaj - qasja materialiste, që “...në çdo ‘qytetërim’, dallohet nga mungesa e fuqisë përfytyruese të tij, pasi formohet një tablo e të ardhmes në të cilën objekti përfundimtar dhe gjendja e fundit e përhershme e njerëzimit është një Parajsë Tokësore, e konceptuar në termat në modë të teknikës...” Por, ndërsa ata që besojnë në ‘zhvillim’ janë në përgjithësi materialistë, zbuluesit e mëdhenj dhe shpikësit rrallë herë kanë qenë materialistë në vetvete, një vëzhgim i cili është pranuar edhe nga Deepak Chopra ...Spengleri ka një formim filozofik të influencuar nga Nietzsche (Niçe) dhe kishte të ngjashme me Nacional-Socialistët e tij bashkëkohës neverinë e vet ndaj komfortit dhe qasjen ndaj natyrës. Spengler mund të jetë parë edhe si racist apo si një filozof i dashuruar nga nazistët, por ai mbeti në vitet e tij të fundit në Mynih, pa u përzier me nazistët, të cilët për shkak të huajëzimit që ndiente filozofi dhe dijetari i madh ndaj tyre (ai nuk pranoi të dilte në publik apo t’i mbështeste nismat e tyre amvisuese të shtetit pas vitit 1933) e dënuan me izolim në banesën e tij... Ky libër u botua në Britani nga Shoqata e Librave Europianë dhe është ndoshta libri i parë i këtij autori të munguar pa të drejtë në shqip. Duhet thënë se pasuesi më i denjë i Spengler-it ka qenë amerikani Francis Parker Yockey, i cili shkroi me pseudonim librin e tij “Imperium”, të ngjashëm me tematikën e librit “Rënia e Perëndimit” të Spengler-it, libër për të cilin ai u dënua kur iu identifikua emri fillestar.

Alfred Cako

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›