E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontributi i Ismail bej Vlorës për zhvillimin e Shqipërisë

18-10-2012 / Gazeta 55

Nga Prof.AS.Dr. Kajtaz Alikaj dhe Mc.C Zaim Mema

Në këtë 100 vjetor jo vetëm Vlora dhe e gjithë Shqipëria, por edhe bashkëatdhetarët e tjerë kudo që janë, e festojnë me krenari të ligjshme ditën e shpalljes së pavarsisë kombëtare të atdheut tonë. Sic është thënë edhe në përvjetore të tjerë, për ne Ismail Bej Vlora është një mal i lartë dhe në të ardhme i tillë do te mbetet ai. Mesa duket fati e deshi ose falë një ligjesie historike që siç mendojën dietarët ndoshta kozmike, figura kaq të mëdhaja sa ai, dalin rrallë ose do të duhen shumë e shumë vite që lind një i tillë.                                                                                       
Ismail Bej Vlora në konstelacionin plot dritë të Rilindjes Kombëtare ishte mëshirimi më i plotë e përpjekjeve dhe vuajtjeve qindravjeçare kundër sundimit Osman. Gjatë robërimit më tërëndë por edhe të liberalizmit më të fuqishëm të kohës, lindën, e u rritën ku dhe mësuan burra; si Vëllezrit Frasheri, Pashko Vasa, Kristoforidhi, Ismail Bej Vlora, Faik Konica, Fan.S Noli e të tjerë. Nuk është e lehtë të përshkruash veprimtarinë atdhetare të Ismail Bej Vlorës, por ne do të shprehim aspekte në kontributin e tij të madh që ai ka dhënë si në mërgim dhe në atdhe. Shkollimi i plot i tij e pajisi atë me një kulturë të gjerë europiane, veçanërisht me humanizmin antik grek e latin, por edhe atë modern. Përvetësimi i gjuhëve të huaja, zgjuarsia e tij e rrallë e bëri atë diplomat të nivelit të lartë jo vetëm në funksionet e ndryshme të administratës osmane, por edhe si përfaqësues i admirueshëm i diplomacisë europiane.                                                                         
Funksionet e larta që ai pati si guvernator i përgjithshëm i Libanit, apo si kryetar i Komisionit të Danubit, ngjallën interes për miqësi të ngushtë nga ana e Charles George Gordon ku ndodhej ai si guvernator i Sudanit Anglo Egjiptian. Prandaj në një letër Gordon drejtuar Ismail Bej Vlorёs mё 24 janar 1887, ku ndёr tё tjera me një intuitë të dyfishtë, shkruan: “Jua kam thёnё qё do tё bёheni njëri i madh dhe vazhdoj tё mendoj”. Qëndroni larg aventurave. Aftësia e jashtëzakonshme diplomatike e Ismail Bej Vlorës qëndron në atë që ai diti të krijojё njё shtet pa patur nё dorё asnjё mjet kёmbimi, as mё tё voglёn forcё ekonomike apo ushtarake dhe pikёrisht pёr kёto arsye Ismail Bej Vlora edhe njёherё mё 22 janar 1919 nёpёrmjet njё shkrimi bёn thirjen: “Sot ёshtё dita vendimtare pёr Shqipёrinё do tё rilindim ose do tё vdesim”. Vetё jeta e Ismail Bej Vlorës ёshtё njё akt i kulturёs kombёtare e atdhetare në tё cilёn mёshiron tё gjithё trashёgiminё shpirtёrore tё stilit tё kombit tonё, ashtu si ajo e Skёnderbeut qё nё kohё tё ndryshme janё histori brilante qё shkelqejnё periudhat e errëta qindravjeçare tё Shqiptarёve. Jeta e tij ёshtё njё pasqyrё e gjallё qё vjen e shtjelluar nё formё ngjarjesh tё cilat ndjekin njёra tjetrёn dhe si tё tilla sjellin faktet ku lindi dhe u rrit ky njeri, ku studio dhe mёsoi, ku u lodh dhe triumfoi si gjeni.
Ismail Bej Vlora, duke shfrytёzuar atё çka arriti “Lidhja Shqipёtare e Prizёrenit” sё bashku me atdhetarё tё tjerё si Sami Frashёri, Kristoforidhi, Hasan Tahsimi etj, themeluan nё Stamboll shoqёrinё kulturore shqiptare me emrin “Shoqёria e tё shtypurit tё shkronjave shqip”, kryetar tё sё cilёs zgjodhёn Sami  Bej Frashёrin. Qёllimi i kёsaj shoqёrie siç dihet ishte tё krijonin degё jo vetёm nё Shqipёri por kudo ku jetonin  shqipёtarë pёr tё hapur shkolla shqipe dhe tё ngrinin shtypshkronja pёr tё botuar libra, revista dhe çdo gjё tjetёr nё tё mirё tё mёsimit tё gjuhёs amёtare. Kёta rilindas tё devotshёm tё interesuar pёr hapjen e shkollave shqipe, udhёhiqeshin nga parimi se pa rilindje letrare nuk mund tё arrihej rilindje politike. Pёr realizimin e kёsaj aspirate tё ёndёrruar prej kohёsh Kristoforidhi mёndje zgjuar botoi abetaren nё gjuhёn shqipe nё tё dy dialektet toskёrisht dhe gegёrisht. Pesё vjet mё vonё dhe pikёrisht nё vitin 1865 Ismail Bej Vlora, duke qenё nё pozita tё vështira, si pjesё e administratёs turke, ai nuk reshti si pjesёmarrës i takimeve tё rilindasve shqiptarё tё Stambollit pёr tё krijuar alfabetin e gjuhёs tonë. Pёr tё realizuar kёtё veprimtari tё rёndёsishme, Ismail Bej Vlora ishte protagonist kryesor pёr ngritjen nё qendёr tё perandorisё osmane, klubin e shqiptarёve qё mbajti ndezur vatrën e çёshtjes sё alfabetit tё gjuhёs shqipe.   
Pavarësia e Shqipërisё si ngjarja mё e madhe e historisё tonё kombёtare ishte fryt i pёrpjekjeve dhe kulturave pёr liri dhe bashkim kombёtar duke  krijuar kështu, kushte pёr zhvillim ekonomik, politik, shoqёror-arsimor dhe kulturor nga Kosova në veri e deri në Çamёri nё jug si dhe nga Adriatiku e Joni nё perёndim e deri nё Kёrçovё, Shkup e Kumanovё nё lindje. Shpallja e Pavarësisë kombëtare dhe formimi i Qeveris së Përkohshme, bënë të mundur miratimin e Kanunit të Përshtatshëm të Administratës Civile. Nën drejtimin e ministrit të arsimit z.Luigj Kurakuqi, u shpall e detyrueshme gjuha shqipe në të gjithë administratën e vendit, si dhe u bënë përpjekjet për hapjen e shhkollave të nivelit të ulët në të gjitha krahinat e Shqipërisë. U rihap shkolla normale e Elbasanit për përgatitje e mësuesve dhe shumë nxënës nga kjo shkollë u dërguan për studime jashtë vendit.
Ndërkohë njё ngjarje me rёndёsi pёr jetёn kulturore ishte botimi nё Vlorё i gazetes “Rilindja Shqiptare”. Luigj Gurakuqi, ky intelektual i shquar i pranishёm nё takimin e Bukureshtit nga ku u nis pёr nё Kuvendin Kombёtar më 28 nёntor 1912  nё Vlorё për shpalljen e Pamvarsisё se Shqipёrisё nga Ismail Bej Vlora dhe formimin e qeverisë së përkoshme, ku ai mori fuksionin e  ministerit të arsimit, i cili me 1908 se bashku me At Fishtёn pёrfaqёsuan shoqerinё Bashkimi tё Shkodrёs në Kongresin e Manastirit për alfabetin e gjuhës shqipe. Ndërsa me 1909-1910, Luigj Gurakuqi ishte drejtori i shkollёs Normale tё Elbasanit. Ismail Bej Vlora, nё administratёn osmane, si kёshilltar i sulltan Adyl Hamidit, i propozoi këtij të fundit ndёrtimin e njё aksi rrugor-hekurudhor qё do tё niste nga Vlora dhe Durrёsi pёr tё pёrfunduar nё Stamboll. Sipas idese së Ismail Beut, ndërtimi i kёsaj linje do tё pёrballohej me kapital nga shteti turk dhe do të administrohej prej shoqërive koncesionare, tё cilat do tё merrnin pёrsipёr t’i paguanin shtetit turk pёrqindjen mbi tё ardhurat. Me pas këto shoqёri do tё formonin kapitale pёr ndёrtimin e linjave tё tjera. Si ideator i kёsaj linje rrugore, Ismail Bej Vlora kalon nga idetë e vjetra nё ide mё tё reja, duke i detajuar e konkretizuar mё shumё ato. Rrugёn Egnatia, Ismail Bej Vlora e shihte si pjesё tё infrastrukturёs ballkanike e cila do tё ndikonte nё tё ardhurat e realizuara nga transporti tranzit nё ekonominë e Shqiperisё. Nё sajë tё kulturёs sё shumanshme tё tij, Ismail Bej Vlora, dinte se rruga Egnatia (Via Egnatia) ka qenё e fiksuar nё analet e historisë qё nё shekullin e IV p.e.r. Aksi i kёsaj rruge pёrshkruhet nё dokumente tё kohёs se pikёnisja fillon ne Vlorё duke ndjekur luginёn e Shkumbinit me drejtim Qafë Thanё-Ohёr-Manastir-Selanik.
Rruga Egnatia do tё ndahej nё dy drejtime, njёri nga kёto do të dilte nga Durrёsi dhe tjetri nga Vlora, drejtime kёto qё do të bashkoheshin nё Peqin duke vazhduar mё tej pёr nё lindje. Nё ditёt e sotme korridori VIII pёrfaqёson pikёrisht kёtё aks, Via Egnatia pёr tё kaluar nё lindje me gjatёsi rreth 1100 km ёshtё njё gjurmё historike dhe plotёsisht njё pёrsёritje e saj nё kuptimin gjeografik, ёshtё pra njё variant i ideuar qё nga thellёsia e shekujve qё ruhet ende nё kujtesёn europiane.                                           
Njё aspekt tjetër i kontributit të Ismail Bej Vlorës për zhvillimin ekonomik të shqiperisë ka të bëjë me marrëveshjen paraprake të bërë me z.Desmadures, drejtor i shoqerisë së asfaltimeve franceze pёr shfrytёzimin e minierёs sё bitumit tё Selenicёs nё Vlorё i cili e vizitoi vetё kёtё minierё pёr tё bёrё vlerёsimin e rezervave tё bitumit nё vend. Nё sajё tё informacionit qё kishte marrё Ismail Bej Vlora, nga njё numër historianёsh dhe shkrimtarёsh qё patёn shkruar dhe treguar pёr vendburimin e serёs sё Selenicёs qё nga Straboni, Aristoteli, Plinti, Plutarku e deri tek Karl Pac dhe Baldac, ishte një angazhim i heret i tij, qё njё ditё kur tё bёhej Shqiperia e Pavarur, ai mendonte t’i kthehej  shfrytёzimit tё kёsaj pasurie nё interes tё vendit tё tij. Ndonёse i njohur Ismail Bej Vlora me kronikёn e turkut Evliha Çelebi, autori i famshёm me dhjetё vёllime, “udhëtimesh”  shekulli i XVII, ku ndër të tjera ai thotё se nё kёtё vend (Selenicё) ka njё mal me zift dhe tregёtarёt vendas ua shesin atyre, frëng që vinin e blinin ate (bitumen) nё vend. Sipas Ismail Bej Vlorёs lakmuesit e bitumit Selenicës ndodheshin prej brigjeve tё Mesdheut e deri nё Europёn Qёndrore, Pire, Patra, Trieste, Marsejё, Paris, Vjenё, Hamburg duke asfaltuar shumё rrugё tё qyteteve kryesore tё gjithё Europёs.  
Pas vitit 1870 kjo minierё u shfrytëzua prej shoqërive koncesionare tё vendeve tё huaja, pra ishte koha kur nisi transporti i bitumit pёr nё Vlorё. Po çfarё u thotё Ismail Bej Vlora  minatorёve tё minierёs sё Selenicёs, kur shkoi vetë pёr njё vizitё atje? “Miniera juaj ёshtё e zezё por flori” dhe kur erdhi koha e Pavarsisё sё Shqiperisё Ismail Bej Vlora qё krijoi kabinetin e tij qeveritar emeroi minister te puneve botore Mit’hat Frasherin, pasardhës me tradita të shquara atdhetare, i cili kishte qenë fuksionarë për shumë vite në ministrin e punëve të brendshme në Kostandinopoje.                                    
Por nga sa vëmë re në shtypin e kohës nuk mund tё lihet pa pёrmendur edhe kontributi i të birit tё Ismail Bej Vlorёs, Ethem Beut. Ky ushtarak me përvojë të madhe i dërguar nga i ati për përgatitjet e nevojshme në organizimin e Shpalljes së Pavarësisë kombëtare nuk mund të lihet si “figure ne hije”. Ai dha një ndihmese të madhe për ngritjen e Komisionit të Vlorës në vjeshtën e vitit 1912 që përbehej nga atdhetare të tjerë vlonjat  si Ibrahim Abdullai, Elmaz Xhaferi, Hamza Isai, Beqir Velo, Aristotel Ruci, Osman Haxhiu Abaz Mezini dhe Ahmet Lepenica, komision ky që kishte si qëllim të ju bënte thirrje krahinave të ndryshme në mbrojtje të vendit. Ai gjithashtu pati një rol kryesor në krijimin e qendrës administrative ushtarake në fshatin Shkozë të zonës së Sevasterit, e cila u bë mbështetje e fuqishme me armatim dhe ushqime për frontin e luftës në Janinë dhe krahina të tjera të Vlorë. Edhe në marsin e vitit 1914 Et’hem Beu i dërguar përsëri në Vlore nga i ati në mërgim, luajti një rol të padiskutueshëm në organizimin e takimit të Ismail Beut dhe të disa patrioteve të tjerë Vlonjat me Princ Vidin. Kontributi i Ismail Bej Vlorës si në mërgim dhe në atdhe të cilët besojmë se i përshtatet plotësisht thënia e filozofit të shquar “Marsel”, i cili pohon: “Te  jesh do te thotë, tё jesh gjithnjё nё rrugё, tё ecёsh pafund drejt objektivave dhe ideve te shënjta”.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›