E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontributi ne komunitet nderohen kater figura

Cen Bulku Liri Llavda Petrit Velaj Vangel Toci nderohen per vlerat njerezore

Kater figura te mirenjohura te komunitetit durrsak u nderuan me titullin Nderi i Qarkut Durres. Mjeku i mirenjohur popullor Cen Bulku mesuesit e nderuar Liri Llavda Pollo dhe Petrit Velaj si dhe arkeologu Vangjel Toci jane te paret qe nderohen ne nivel qarku per kontributin e dhene ne krijimin e vlerave njerezore qe kane ndikuar ne zhvillimin e rajonit. Kreu i keshillit te qarkut Seid Kertusha u shpreh se ky vleresim eshte jo vetem nje shenje mirenjohjeje dhe respekti te thelle per ta por edhe nje mundesi qe brezat te njihen me vlerat e trasheguara te shoqerise. Ceremonia nuk ishte konceptuar thjesht si shperndarje e certifikatave dhe dekoratave perkatese per familjaret e ketyre personaliteteve pas vdekjes por ajo ngjalli mjaft emocione te te pranishmit me videoprojektimet mbi jeten dhe vlerat e percuara ne komunitet te Bulkut Pollos Velajt dhe Tocit te pergatitura me kujdes nga Gezim Kabashi moderator i aktivitetit dhe fotografi Tristan Sherif. Po ashtu edhe interpretimi brilant i Keshillave te Nene Terezes nga Mjeshtri i madh i skenes Mirush Kabashi si dhe kenget e kenduara nga Sidrit Bejleri. E vetmja grua qe u nderua ne katershen e pare te personaliteteve durrsake ne fusha te ndryshme te jetes ishte Liri Llavda Pollo. Titulli Llavdes iu dha me motivacionin Per kontribut te shquar si mesuese dhe qytetare durrsake e cila me idealizem perkushtim e pune te palodhur krijoi profilin e mesueses qe edukoi dhe emancipoi rinine e zonave rurale te rrethit te Durresit. Nje tjeter mesues e pedagog Petrit Velaj u nderua Si mesues simbol qe me pune perkushtim dhe idealizem pergatiti breza profesionistesh te kualifikuar qe kontribuuan ne zhvillimin ekonomiko-social te Durresit. Ne emer te familjes dekoraten e mori bashkeshortja e tij nje nga mjeket e nderuara te qytetit Meleqe Velaj. Dy personalitetet e tjera te nderuara nga Keshilli i Qarkut Durres i kane kaluar prej shume vitesh kufijte e qarkut. Mjeku popullor Hysen Bulku i njohur si Cen Bulku ka kryer gjate jetes se vet mbi 500 mije vizita duke e ushtruar profesionin e tij nga Jugu ne Veri dhe ardhur ne ndihme mjaft njerezve qe shikonin tek ai mjekun mitik qe ngjiste si me magji kockat e thyera. Ne historine e mjekesise shqiptare ai njihet dhe si mjeku i pare popullor shqiptar qe bashkepunoi ngushte me mjekesine moderne duke percuar dijet e tij. Ai u dallua per humanizmin e rralle dhe shume shpesh dhe tani qe nuk jeton me e kujtojne si Nene Tereza e Shijakut. I fundit por jo per nga rendesia dhe kontributi ishte arkeologu i mirenjohur Vangjel Toci njeriu me te cilin lidhen nje sere zbulimesh arkeologjike ne Durres duke nisur me Bukuroshen e Durresit Amfiteatrin Antik disa mozaike te tjere qe sot gjenden nen toke. Ai eshte themeluesi i Bibliotekes Publike te Durresit muzeve historike te Kavajes Shijakut e Rrogozhines. Per veprimtarine e tij ai eshte nderuar me shume tituj perfshire dhe Mjeshter i madh i punes titull i akorduar nga Presidenti i Republikes ne vitin 1998 nje vit para vdekjes. Per keto dhe te tjera merita te tij si njeri Keshilli i Qarkut e nderoi me titullin Nderi i Qarkut Durres te cilin e mori ne dorezim i biri Platori.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›