Kontroll 5 partive për shpenzimet
Organizatat Forumi i Mendimit të Lirë dhe Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi ndërmarrin nismën për të kontrolluar shpenzimet elektorale të pesë partive të mëdha. Sipas një njoftimi për shtyp të Soros, pesë partitë që do të monitorohen janë Partia Demokratike, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane dhe G99. Sipas deklaratës, vendimi për monitorimin e këtyre partive vjen nga rezultatet e kombinuara të disa sondazheve të zhvilluar kohët e fundit në Shqipëri, me porosi të mediave vendase, ku këto parti rezultojnë të parat prej këtyre sondazheve.