Rruga Durrës-Kukës, tri kompani në garë për koncesionin e karburanteve
Tender për kompaninë që do të hapë stacionet e karburantit përgjatë rrugës. Qeveria do të rregullojë me ligj dhe dhënien e licencës për këtë shërbim
Ervin KOÇI
Ende pa përfunduar mirë rruga Durrës-Kukës-Morinë, qeveria po bën llogaritë se si të nxjerrë fitime nga kjo rrugë, duke shitur asetet e saj. Këtë herë bëhet fjalë për të drejtën e ndërtimit të stacioneve të shitjes së karburantit dhe pikat e servilit në të dyja krahët e rrugës që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën. Burime nga Ministria e Transporteve kanë deklaruar dje për gazetën “Albania” se qeveria ka në plan dhënien me koncesion të së drejtës për shfrytëzimin e të dyja krahëve të kësaj rruge për shërbime të ndryshme. Burimet kanë thënë se “do të jetë një tender i hapur vlera fillestare e të cilit do të jetë të paktën 3 milionë euro, për t’i dhënë të drejtën një ose dy kompanive që të ngrenë njësi shërbimesh dhe stacione të shitjes së karburantit në të dyja krahët e superstradës Durrës-Kukës”. Sipas të njëjtave burime mësohet se “për koncesionin në fjalë interesi ka qenë mjaft i madh nga kompanitë vendase dhe të huaja të tregtimit të karburanteve dhe të shërbimeve të tjera në rrugë, ku deri tani 3 kompani kanë shprehur interesin e tyre për marrjen me koncesion të këtyre shërbimeve që vitin e ardhshëm”. Me anë të një ligji të posaçëm qeveria nuk do të lejojë hapjen përgjatë dy krahëve të rrugës të dhjetëra pikave të tregtimit të karburanteve, siç ka ndodhur deri sot në të gjitha akset nacionale të vendit. Ato do të rregullohen duke iu dhënë e drejta vetëm një kompanie ose dy të tillave, në bazë të rregullave që do të përcaktojë koncesioni që do të nisë që nga Miloti deri në Morinë, në kufi me Kosovën, ku kjo rrugë përfundon për palën shqiptare.
Problemi i licencës
Edhe pse interesi i kompanive vendase të tregtimit të karburantit ka qenë i menjëhershëm për këtë rrugë, hartimi i koncesionit dhe i licencimit të këtij shërbimi përbën për subjektet një problem më vete. Deri tani, me ligjet që janë në fuqi, kompanisë që mund të fitojë të drejtën për ndërtimin e stacioneve të karburantit në anët e rrugës Durrës-Kukës do t’i duheshin të paktën 3 lloj licencash në rast se ajo shpallet fituese në tender. Institucionet që kanë të drejtën e dhënies së lejeve dhe licencave për ndërtimin e veprave të ndryshme në anët e kësaj rruge deri tani janë: 1. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në vartësi të MPPTT-së, Ministria e Ekonomisë, dhe Ministria e Mjedisit. Të tria këto dikastere, me lejet dhe licencat që kanë në dorë, do ta bënin të pamundur ose mjaft burokratik procesin e marrjes dhe shfrytëzimit të kësaj rruge për cilëndo kompani. Por qeveria ka menduar që me anë të procesit të unifikimit të lejeve dhe licencave në një sportel të vetëm, ashtu si me QKR-në, ta zgjidhë përfundimisht edhe këtë problem, me qëllim që të sigurojë një financim të majmë nga ky koncesion. Burimet nga Ministria e Transportit thanë në lidhje me këtë çështje se, “një grup pune nga tri ministri dhe nën drejtimin e këshilltarëve të kryeministrit po punon për krijimin sa më të shpejtë të një procesi sa më të thjeshtuar të tenderimit për shfrytëzimin me koncesion të rrugës Durrës-Kukës-Morinë”.
Rruga
Njëri prej dy tuneleve të Kalimashit pritet të hapet brenda kësaj jave, ndërsa rruga do të jetë gati në fund të muajit qershor të këtij viti. Në të gjithë pjesën tjetër të rrugës ka nisur asfaltimi dhe volumi i punimeve vazhdon me ritme të shpejta. Nga 29 urat janë përfunduar 25 dhe brenda kësaj jave priten të përfundojnë dhe 2 të tjera. Ndër urat e përfunduara është edhe ajo më e larta e projektit, 80 metra e lartë. Ka përfunduar gjithashtu dhe procesi i gërmimit, i cili përfshin mbi 33 milionë metra kub material shkëmbor. Po asfaltohet në gjithë segmentet e korridorit Durrës –Kukës- Morinë, që nga Miloti e deri në Morinë. Objektivi mbetet vënia e rrugës në shfrytëzim nga përdoruesit sipas parashikimit në fund të muajit qershor të vitit 2009. Segmenti Rrëshen-Kalimash është pjesë e autostradës Durrës-Morinë, 170 km e gjatë, e cila lidh bregun e Adriatikut me kufirin e Kosovës dhe rajonin. Autostrada do të jetë gati 45 km (30 mile) më e shkurtër se rruga ekzistuese drejt Kosovës dhe koha e udhëtimit do të reduktohet me dy orë nga gjashtë orë të tanishme. Shpejtësia e parashikuar për rrugën e re është 80-100 km/orë.
Nënshkruhen kontratat për fillimin e punimeve të bypass-it të Durrësit dhe Vorës
U nënshkruan dje, në prani të ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, kontratat për fillimin e punimeve të ndërtimit të bypass-it të Durrësit dhe nyjës rrugore të Vorës, një financim i qeverisë shqiptare dhe fondit kuvajtian. Kontrata u nënshkrua nga drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Andi Toma dhe nga dy përfaqësuesit e kompanive kuvajtiane. Ministri Olldashi i cilësoi kontratat si shumë të rëndësishme për rrjetin rrugor të Shqipërisë, veçanërisht për rajonin Tiranë-Durrës, në të cilin është përqendruar dhe fluksi kryesor i trafikut. Projekti është i ndarë në dy komponentë, bypass-i i Durrësit fillon nga dalja e mbikalimit të Shkozetit në autostradën Tiranë - Durrës dhe përfundon duke arritur në Mbikalimin e Plepave. Projekti i mbikalimit të Durrësit përfshin ndërtimin e rreth 5 km superstradë me 4 korsi kalimi.
Projekti parashikon ndërtimin e rrethrrotullimit të ri të Shkozetit dhe të 3 rrethrrotullimeve të reja në pikat lidhëse me rrugët transversale, nënkalim e trasesë hekurudhore si edhe degëzimet që e lidhin mbikalimin me Portin e Durrësit dhe kodrat e Rrashbullit (rruga ekzistuese Durrës - Vorë) dhe që janë në total 2 kilometra rrugë, me katër kalime. Kostoja e këtij projekti arrin në 12.9 milionë euro.
27 Maj 2009