E Diel, 1 Nëntor 2026

PS kopjon PD për kuotat e grave

 

BLEDAR HOTI

Partia Socialiste i “vjedh” modelin Partisë Demokratike, modelin e arritjes së 30 përqindëshit të rreshtimit të grave në listën shumëemërore të kandidatëve për deputetë. Socialistët për të arritur kuotën prej 30% kanë shtuar kandidatë më tepër se sa parashikon Kodi Zgjedhor, për të realizuar arritjen e kuotës së grave. Ata kanë ndryshuar sërish listat për qarqet Shkodër, Lezhë dhe Kukës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinisi dje shqyrtimin e listave të kandidatëve për deputetë të subjekteve politike, të cilat kishin pasur mangësi në theksuar në dokumentacion, ose nuk plotësonin numrin e nevojshëm të kuotave të grave. Lista e PS-së u bë objekt i debatit ndërmjet përfaqësuesve socialistë dhe demokratëve. Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti kontestoi ndryshimet e paraqitura nga PS-ja, ku sipas tij, duhet të diskutohej vetëm qarku i Lezhës, pasi në dy qarqet e tjera KQZ-ja kishte marrë më parë një vendim. “Më vjen mirë që PS e ka vlerësuar si të mençur zgjidhjen e PD-së, e mori atë si problem për ta zgjidhur në qarkun e Lezhës, por në shumë raste të kopjosh ca ide nuk është gjë e mirë”, ka ironizuar Kosovrasti. Ndërsa përfaqësuesi i PS-së, Eridian Saliani ka deklaruar se “KQZ-ja nuk kishte marr ndonjë vendim sipas qarqeve për miratimin e listave, çka i jepte të drejtën partisë së tij të ndryshonte emrat dhe renditjen sa herë që dëshironte”. Sipas tij, vendimi i KQZ nuk ishte përfundimtare, ishte nul juridikisht.
Ndryshimet e emrave
Socialistët kanë paraqitur një listë me tetë emra për qarkun e Lezhës, një kohë që numri i mandateve është 7 gjithsej. Në numrin tetë është shtuar emri i Linda Frrokut, ndërsa në numrat rendor pesë dhe gjashtë janë renditur Manushaqe Kuli dhe Dava Gjoka. Kjo ka bërë që të plotësohet numri i koutave të grave, pa pasur mundësi të ndryshojnë emrat e parë të listës që dominohet nga meshkujt. Në qarkun e Kukësit, në listën e miratuar fillimisht nga ana e KQZ-së, Tatjana Kërxhaliu u rendit e treta, duke lënë në vendin e katërt Rexhep Ukperajn. Tani në listën përfundimtare është bërë sërish kjo rrokadë, duke lënë Ukperajn në vendin e mëparshëm, ndërsa në vendin e pestë është shtuar emri i Hasije Zenelajt. Shtimi i këtij emri arrin kuotën e 30% të kuotës së grave. Në qarkun e Shkodrës është shtuar numri listës, nga 11 që ka ky qark. Është shtuar në numrin e 12-të, emri i Helidon Beli, i cili më parë ishte në numrin e pestë të listës. Vendin e tij e zuri kandidatja Paulina Hoxha. Ndërsa PD-ja me listën e miratuar kishte paraqitur 144 kandidatë, duke arritur koutën e 30% duke paraqitur emra më shumë se lista në qarqet Kukës, Lezhë dhe në Elbasan. Kjo zgjidhje u kontestua fillimisht nga ana e PS-së, duke e cilësuar si një “hile” e partisë në pushtet. E majta paraqiti 143 kandidatë për deputetë, nga 140 vende që ka Kuvendi.

Lista e re e PS-së

Qarku Shkodër
Ilir Beqja
Tom Doshi
Ndue Kola
Astrit Beci
Paulina Hoxha
Suzana Golemi
Nikolin Dedvukaj
Falma Fshazi
Agim Shimaj
Luan Heta
Arta Gjonaj
Helidon Bele

Qarku Lezhë
Gjok Jaku
Gjovalin Kadeli
Armando Prenga
Ndrec Deda
Manushaqe Kuli
Dava Gjoka
Fran Marku
Linda Frroku

Qarku Kukës
Asllan Dogjani
Fatmir Hoxhaj
Rexhep Ukperaj
Tatiana Kerxhaliu
Hasije Zenelaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›