Kontroll faktesh: Bumi berishian i eksporteve
Rritja e eksporteve është tregues kryesor i modelit të suksesshëm të ekonomisë shqiptare. Kështu është shprehur sot Sali Berisha gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku ka analizuar gjerësisht ekonominë e vendit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri me dije se eksportet gjatë 8-mujorit të parë të këtij viti janë rritur me 25 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010. Rritja e eksporteve është një nga treguesit më thelbësor të rritjes së konkurentshmërisë së ekonomisë, të rritjes së investimeve dhe një nga treguesit për rritjen e punësimit në Shqipëri. Rritja e eksporteve në 8-mujorin e parë të 2011-ës shoqërohet nga një rritje e ndjeshme të mallrave të manifakturës, çka është e lidhur me punësimin. Gjithashtu, shoqërohet me një rritje të qëndrueshme të eksporteve bujqësore, që dëshmon përballjen e suksesshme të fermerëve shqiptarë me ato të vendeve të tjera, – tha ai.
Por çthonë shifrat e INSTAT-it?
Për periudhën janar-korrik 2011, pothuaj gjysma e rritjes së eksporteve shqiptare, karahasuar me një vit më parë, shpiegohet me rritjen e zërit Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike. Dhe po nga INSTAt-i mësojmë se eksporti i energjisë elektrike u ul 75% në 6-mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me një vitë më parë. Pra, i bie që peshën kryesore në rritjen e eksporteve ta kenë mbajtur shpatullat e minatorëve të Bulqizës (e të të tjerave miniera). Sa për rritjen e eksporteve bujqësore, zëri Ushqim, pije, duhan, i cili përfshin produktet bujqësore, ka patur një rritje fare modeste prej gjysëm miliard lekësh…
Respublica.al
http://respublica.al/artikuj/2011/9/7/kontroll-faktesh-bumi-berishian-i-eksporteve