Baraj: Dorëheqja, ndjenjë përgjegjësie për Tiranën
Ndjenjë përgjegjësie për Tiranën, e ka cilësuar Besnik Baraj, dorëheqjen e tij nga kryetari i Partisë Socialiste në kryeqytet. Një ditë pas dorëheqjes së tij nga ky post që e mbante prej 6 vitesh, Baraj deklaroi se kjo ishte koha optimale për të bërë veprime, pasi në muajin shtator dolën edhe rezultatet për Tiranën.
Në këtë interval kohor 6-vjeçar kam shijuar suksesin dhe shijen e hidhur të manipulimit dhe vjedhjes së votës dhe në këto rrethana ndjej përgjegjësinë se ndoshta mund të kisha bërë më tepër në këtë drejtim dhe këtë e reflektoj nëpërmjet dorëheqjes sime, duke i lënë hapësirë deputetëve të tjerë. Akti im i dorëheqjes është veprim modest në tablonë politike shqiptare, shprehet Bare.
Deputeti socialist, po ashtu theksoi se kreu socialist, Edi Rama është çuditur për këtë dorëheqje, dhe sipas Bares ndoshta nuk e priste.
Përsa i përket komandimit të deputetit tjetër socialist, Sajmir Tahiri për postin e kreut të PS-së në kryeqytet, Bare theksoi se ai ka progres të jashtëzakonshëm në kapacitetin e tij politik, qoftë në parlament por dhe jashtë tij. Ai ishte i suksesshëm në zonën elektorale në Kombinat, dhe e shoh të arsyeshme e të justifikuar këtë veprim, vlerësoi Bare. /ora-news/