Kontroll financimeve për OJF-të
05/02/2009 Qeveria ngre Agjencinë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, e cila do të shpërndajë fondet
Autoriteti financues nuk i paguan kandidatit këstin e fundit pa u njohur me bilancin financiar
Shteti shqiptar do të kontrollojë përdorimin e granteve që u jep organizatave të shoqërisë civile për realizimin e një projekti për të cilin ato financohen, si dhe mënyrën e zbatimit të këtij projekti. Në këtë mënyrë, pritet t’u jepet fund një herë e mirë abuzimeve me fondet e kërkuara për një projekt me interes publik nga OJF-të. Qeveria ka hartuar dhe dërguar për miratim në Parlament një projektligj, përmes të cilit synohet monitorimi nga autoriteti financues i çdo projekti të financuar lidhur me zbatimin e veprimtarive të deklaruara. Në kuptimin e këtij ligji, autoritet financues është Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) dhe çdo autoritet publik që shpërndan fonde nga buxheti i vet për mbështetjen e shoqërisë civile.
Nisma
“Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile” titullohet nisma më e fundit e Kryeministrit Berisha, që ka si qëllim të kontrollojë mënyrën e përdorimit nga OJF-të të fondeve që do të jepen nga kjo agjenci në formën e granteve. Qëllim i projektit është nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimi i kushteve të favorshme për nisma civile në interes të publikut. Përfitues të këtyre granteve janë edhe individët që duan të përfitojnë grante për nisma me interes publik.
Kriteret
Autoritetet financuese shpërndajnë fonde në mbështetje të shoqërisë civile në bazë të konkurrimit të hapur e të përzgjedhjes publike të projektpropozimeve. Këto të fundit vlerësohen në bazë të përputhshmërisë së tyre me qëllimet e programit për të cilin janë propozuar, aftësisë së kandidatit dhe efektshmërisë së veprimtarisë për sa u përket rezultateve e kostove. Kriteret e hollësishme për vlerësimin e çdo granti shpallen publikisht. Ndërsa në listën e të dhënave që përmban dokumenti i konkurrimit përfshihen përveç të dhënave për autoritetin financues edhe udhëzime për afatet dhe formalitet, kriteret minimale të kualifikimit si dhe kushtet e grantit. Këto të fundit përmbajnë karakteristikat e projektit, fushën e veprimit, objektivat specifike, veprimtaritë e nevojshme që duhen kryer dhe kriteret e vlerësimit të rezultateve. Granti nuk do të përdoret në asnjë rast për financimin e kostove operative të tjera të kandidatit përfitues jashtë projektit të përzgjedhur. Në kontratën që AMSHC-ja lidh me fituesin e grantit, përcaktohen të paktën mënyra e transferimit të fondit, dokumentacioni dhe mënyra e raportimit financiar dhe të performancës, llojet e shpenzimeve të njohura dhe të pranueshme, format e kontrollit përfshirë detyrimin e subjektit përfitues për të vënë në dispozicion të Kontrollit të Lartë ë Shtetit dokumentacionin për veprimtarinë financiare të kryer, mënyra e dokumentimit të shpenzimeve dhe rezultateve të projektpropozimit të financuar, si dhe kushtet apo përgjegjësitë e tjera të ndërsjella.
Monitorimi
Çdo projekt i financuar monitorohet nga autoriteti financues për zbatimin e veprimtarive të deklaruara. Autoriteti financues nuk i paguan përpara vlerësimit të raportit përfundimtar të veprimtarisë dhe bilancit financiar këstin e fundit kandidatit përfitues, i cili është i detyruar t’ia dorëzojë autoritetit jo më vonë se 30 ditë nga përfundimi i veprimtarisë. Vlerësimi bëhet jo më vonë se 30 ditë nga data e marrjes së raporteve të përmendura. Autoriteti financues mund të rezervojë të drejtën të kërkojë informacion shtesë nga kandidati përfitues si gjatë zbatimit të kontratës, ashtu dhe pas vlerësimit të raporteve të veprimtarisë.
Burimet e financimit
Buxheti i Shtetit, të ardhurat që krijon vetë, dhurimet e ligjshme dhe të ardhura të tjera të përcaktuara në këtë projektligj janë katër burimet e financimit të AMSHC-së. Buxheti i saj parashikohet si zë më vete në Buxhetin vjetor të Shtetit dhe nuk mund të jetë më i vogël se në vitin pararendës. Po ashtu AMSHC-ja siguron e pranon të ardhura e dhurime në vlerë, mallra ose shërbime dhe zbaton rregullat e marrëveshjes së nënshkruar më dhuruesin në përputhje me misionin e saj dhe ligjet në fuqi.
Agjencia
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) është një ent publik që zbaton procedurat për shpërndarjen e fondeve në mbështetje të shoqërisë civile. Ajo udhëhiqet nga përparësitë strategjike të qeverisë për zhvillimin e shoqërisë civile. Në përbërje të saj janë 9 anëtarë, nga të cilët 5 anëtarë përfaqësojnë organizatat e shoqërisë civile dhe 4 anëtarë përfaqësojnë institucionet e administratës publike qendrore.
Përjashtimet
AMSHC-ja mbështet dhe asiston në nisma dhe veprimtari me karakter jofitimprurës të organizatave të shoqërisë civile që janë aktive gjatë vitit fiskal në vijim, me përjashtim të partive e organizatave politike, sindikatave, institucioneve fetare dhe organizatave me dobi publike, që përfitojnë fonde publike. Po ashtu ajo mbështet veprimtari të personave fizikë për mbështetje shkollimi, pjesëmarrëse në veprimtar publike ndërkombëtare.
Konflikt interesi
Anëtari i bordit mbikëqyrës ose i çdo organi tjetër të AMSHC-së nuk mund të votojë ose të marrë pjesë në vendimmarrje kur ai, bashkëshorti ose bashkëshortja, i biri ose e bija, i afërm në vijë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, me lidhje gjaku apo krushqie deri në shkallën e dytë, ka interes financiar ose në çështjet që lidhen me një person juridik, kur ai është anëtar, merr pjesë në administrimin e tij ose ka interes financiar në të sipas ligjit.