Pozita dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën
05/02/2009 Reagime të ashpra mes partive politike për projektin e Bankës Botërore
PD: Rama dështoi në betonizimin e Jalës
PS: Hetim për familjen Berisha
Dy kampet politike vihen përballë njëra-tjetrës lidhur me projektin e Bankës Botërore “Për menaxhimin e integruar dhe pastrimin e bregdetit në Shqipëri”. Pozita dhe opozita parlamentare shkëmbyen akuza dhe kundërakuza mes tyre lidhur me këtë projekt, duke dhënë argumente të ndryshme mbi të. Kështu, nisur nga raporti që BB-ja publikoi për projektin, PS-ja dhe LSI-ja kanë radhitur një sërë kërkesash si ndaj kreut të ekzekutivit, ashtu dhe ndaj prokurorisë. Nga ana e saj Partia Demokratike i argumentoi qëndrimet e ardhura nga e majta si një revoltë ndaj dështimit që pësoi kreu socialist Edi Rama në projektin e hartuar prej tij për bregdetin e Jugut. Nënkryetari i grupit kuvendor të PS-së Erion Braçe, duke u ndalur në raportin e BB-së, deklaroi se “raporti evidenton qartë atë që dëshmojnë dhjetëra banorë të Jalës: goditjen selektive të Drejtorit të Projektit dhe policisë së menaxhuar nga vjehrri i tij kryeministër mbi 12 prona për të pastruar nga biznese familjare legale prej dhjetëra vjetësh territorin tregtar të Jalës, për ta marrë tamam këtë biznes më vonë”. Sipas tij, raporti është një material serioz, imponues ndaj prokurorisë për të nisur hetim penal kryesisht për fajet, gabimet, dëmet e shkaktuara ndaj pronave të 12 familjeve në Jalë. Po kështu dhe sekretari i përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili shprehu shqetësimin e kësaj partie mbi këtë çështje, duke kërkuar largimin e drejtorit të projektit, që është dhëndri i Kryeministrit Berisha. “Në këtë situatë skandaloze dhe të paprecedentë ku është katandisur projekti i Bankës Botërore të bregdetit dhe rolit tërësisht negativ, abuziv dhe me ngjyrim të fortë korruptiv të koordinatorit Malltezi, hapi i parë i reflektimit është dorëheqja e Malltezit. Në rast se kjo nuk ndodh, atëherë Kryeministri Berisha në mënyrë të menjëhershme duhet të ushtrojë përgjegjësitë e tij shtetërore dhe të shkarkojë Malltezin nga pozicioni që ai mban, si dhe të vihet në dispozicion për të sqaruar gjithçka lidhur me këtë skandal të qeverisë së tij”, - u shpreh Vasili. Ndërkohë krejt i ashpër dhe akuzues vjen reagimi i PD-së për këtë çështje. Sipas zëdhënësit të kësaj partie Gerti Bogdani, kreu socialist dështoi në betonimin e bregdetit. “Zoti Rama do të ndërtojë së bashku me kompaninë “Edi-Al” edhe në bregdetin e Jugut, duke përhapur mungesën e vizionit të tij dhe masakrën urbane të Tiranës edhe më tutje. Tani që studimi i bregdetit të Jugut të Shqipërisë nuk e lejon zotin Rama të betonojë Jugun e Shqipërisë, në Jalë dhe Ksamil, me planin mediokër të zotit Lame të 2005-s, ai xhindoset dhe thellon keqpërdorimin e mediave”, - u shpreh Bogdani gjatë fjalës së tij.
Partia Demokratike
“Tani që studimi i bregdetit të jugut të Shqipërisë nuk e lejon z. Rama të betonizojë Jalën dhe Ksamilin, me planin mediokër të z. Lame të 2005-s, ai xhindoset dhe thellon keqpërdorimin e mediave. Këto janë shembuj flagrant të keqpërdorimit të pushtetit të Bashkisë së Tiranës për interesa të ngushta personale, që në fund të ditës përkthehen dhe me cënimin e demokracisë në Shqipëri, duke kontrolluar dhe censuruar mediat e lira”.
Partia Socialiste
“Një mori faktesh, të dokumentuara dhe me vendime të qeverisë së Sali Berishës, po provojnë çdo ditë, se Sali Berisha po përdor në mënyrë kriminale çdo aktivitet publik, ekonomik, për të përfituar personalisht, familjarisht nga blerja në terrenin e Shqipërisë, si dhe shtrirja po familjarisht në çdo aktivitet ekonomik në vend. Berisha po blen Shqipërinë dhe shqiptarët do të jenë punëtorët me mëditje në aktivitetet e tij ekonomike”.