Lohan: Pronat, pengesë për investimet
06/02/2009 Zëvendësministri i Ekonomisë, Bozdo: Kjo është kostoja që i paguajmë të kaluarës
Sipas ambasadorit të KE-së, turizmi vuan efektet e pasigurisë së titujve të pronësisë
Komisioni Evropian ka ripërsëritur dje kërkesën për zgjidhjen e çështjes së titujve të pronave. Një problem që mban larg ende investitorët e huaj në Shqipëri. Por jo vetëm kaq. Kjo problematikë ndikon drejtpërdrejt fatin e integrimit të vendit në bashkësinë evropiane. Deklaratat e shefit të delegacionit të KE-së, Helmuth Lohan, janë bërë gjatë një tryeze lidhur me të drejtat e pronësisë mbi tokën, mbi instrumentet dhe zgjidhjet e mundshme për reduktimin e kostove të transaksionit nga pikëpamja e investimeve të huaja direkte. Kjo tryezë u organizua nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, asistuar nga Komisioni Evropian.
Shqetësimi
Ndikimi i kësaj situate të mbartur nga e kaluara është jo i vogël, sidomos nga pikëpamja ekonomike. “Zgjidhja e këtij problemi është thelbësore për zhvillimin e vendit, thithjen e investimeve direkte dhe sigurisht në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, - deklaroi shefi i Komisionit Evropian në Tiranë, duke shtuar se e drejta e pronësisë është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik. Shpesh donatorët e huaj në vend i kanë vënë në dukje Qeverisë se mbetet ende shumë për t’u bërë në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit dhe thithjes së investimeve të huaja. “Turizmi, i cili është një nga sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë vazhdon të vuajë lidhur me pasigurinë e titujve të pronësisë. Potenciali i bregdetit shqiptar është identifikuar kohë më parë dhe ka tërhequr investitorë të huaj, megjithatë disa investime në bregdet mbeten të fragmentuara për shkak të problemeve me titujt e pronësisë”, - u shpreh Lohan.
Reagimi
Në reagimin e tij, zëvendësministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, pranoi situatën e pazgjidhur në lidhje me titujt e pronësisë. “Të gjithë e pranojmë që ky është një problem, i cili për fat të keq nuk ka për të pasur një zgjidhje të shpejtë në kuadër të dy apo të tre vjetëve. Kjo sepse e kaluara shqiptare ka qenë komplekse, problematika e çështjeve të pronësisë veçanërisht është një çështje më komplekse dhe të jeni të sigurt që ne këtë problematikë pavarësisht nga qeveritë që do të jenë në këtë vend do ta mbartim, kjo është kostoja që i paguajmë të kaluarës”, - tha Bozdo. Gjithsesi, Qeveria pret që fluksi i investimeve të huaja të kalojë shifrën e 600 milionë eurove gjatë këtij viti.
Hidrokarburet
Vendin e dytë për nga madhësia ndaj fluksit të përgjithshëm të investimeve të huaja ose rreth 16%, e zënë investimet në operacionet hidrokarbure në blloqet e kërkimit dhe vendburimet. Investimet në degën e telekomunikacionit kanë rënë për nëntëmujorin si rezultat i shpërndarjes së fitimit të kompanive të këtij sektori në formën e dividendëve.
Gara në rajon
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor është hapur tashmë gara për thithjen e investimeve të huaja. Kjo ka detyruar qeveritë e këtyre vendeve të përpiqen për të krijuar më shumë lehtësi në tërheqjen e kapitalit financiar. Shqipëria mbetet pas fqinjëve të saj, për shkak të problematikës së trashëguar, ndërsa më fatlumet janë Bullgaria dhe Kroacia.
Preken nga kriza
Investimet e huaja dhe të ardhurat nga emigrantët do të jenë shënjestra e krizës globale që ka pllakosur në të gjithë botën, që do të japë efektet e saj edhe në vendin tonë. Qeveria u ka bërë apel donatorëve të huaj shpesh herë që të rrisin investimet në sektorët prioritarë për zhvillimin e vendit, duke aplikuar masa lehtësuese për bizneset.
Trualli, rezerva kryesore
Nuk është hera e parë që komuniteti ndërkombëtar parashtron shqetësimin e vet për problematikën e pronave. Dy janë aspektet e risqeve për investimet e huaja, gjë që e ka pranuar edhe vetë ministri i Ekonomisë, pak kohë më parë, titujt e pronësisë dhe infrastruktura. “Nuk duhet të mjaftohemi vetëm me rrugët, për arsye se kapacitetet tona transportuese lëvizëse dhe ekonomike janë ende të kufizuara për sa kohë që portet tona nuk kanë kapacitete të nevojshme ose janë jashtë standardeve. Investitori që vjen i cili që në moment mund të vlerësojë se të gjitha aspektet e tjera të kredibilitetit të biznesit të tij janë të pranueshme kur vjen problemi te pronësia mbi truallin, aty ka rezervën kryesore”, - është shprehur ministri Genc Ruli.
Investimet direkte
Investimet e huaja direkte neto vlerësohen në nivelin 380 milionë euro, rreth 2.6 për qind më të larta se gjatë nëntëmujorit të vitit 2007. “Investimet e huaja në vend prej rreth 354 milionë eurosh, mbeten faktori kryesor në rritjen e detyrimeve financiare”, - theksohet në raportin e Bankës së Shqipërisë. Rreth 64 për qind e investimeve të huaja është investim në sektorin financiar, kryesisht në bankat tregtare. Rritja e investimit të huaj është rreth 210 milionë euro ose 2 herë më e madhe.