E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja ska nevoje per ndihmen e nderkombetareve

Ministri i ekonomisë spanjolle Luis De Guindos ka përjashtuar nevojën e vendit për një paketë të ndihmës nga ndërkombëtarët si në rastin e Greqisë.
Spanja ka negociuar për paketën financiare 100 miliardë euro vetëm për rikapitalizim të sistemit të saj bankar. Por problemet financiare për disa rajone të Spanjës kanë qenë këto ditë burim shqetësimesh duke bërë që shumë analistë të mendonin se vendi po shkonte drejt falimentimit dhe do të kishte nevojën e ndërkombëtarëve për përballimin e krizës.
Ministri i Ekonomisë është shprehur kritik ndaj tregjeve financiare duke thënë se janë sjellë në mënyrë joracionale.
Qeveria ka thënë ai dhe kryeministri Rajoy kanë bërë të pamundurën për të garantuar rikthimin e rritjes.
Qeveria spanjolle ka bërë atë që ka menduar si më të nevojshme. Që do të thotë një proces të përshtatshëm për korrigjimin e llogarive publike, një kompromis me partnerët europian për uljen e deficitit në 6,3% për këtë vit. Kemi bërë reforma ekonomike të rëmdësishme dhe kemi arritur një marrëveshje me partnerët tanë rajonal mbi rikapitalizimin e bankave.
Ndërkohë ditën e hënë Gjykata e Spanjës ka nisur një hetim gjyqësor ndaj disa drejtuesve të bankës së katërt më të madhe në vend, Bankia, mes të cilëve drejtuesin Rodrigo Rato, ish kreun e FMN dhe ish ministrin e financave të Spanjës, për rolin e tyre në rënien e kësaj banke.
Ky rast pasqyron shumë prej problemeve të Spanjës, një sektor bankar i rrënuar nga humbjet e mëdha të shkaktuara nga sektori i ndërtimit, një kreditimi që do të cojë në masa m,ë shtrënguese për Spanjën dhe popullin e saj, si dhe marrëveshjet e fshehëta të interesave midis politikanëve dhe bizneseve të mëdha. Rato dhe kolegët e tij janë akuzuar për mashtrime dhe falsifikime të llogarive si dhe rolit të tyre gjatë falimentimit të Bankia.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›