Ndërtuesit kërkesë bashkisë: Të diskutojmë për planin rregullues
Ndërtuesit i kërkojnë Bashkisë që të ulen të diskutojnë për planin Rregullues të Tiranës. Kreu i Shoqatës së Ndërtuesve Maksim Muçi në një konferencë për shtyp i bëri thirrje kreut të Bashkisë së Tiranës që të bashkëpunojë me ndërtuesit për krijimin e një plani real dhe me baza.
Ndërkohë i pyetur në lidhje me akuzat e Bashkisë për mos interesim të ndërtuesve në lidhje me procesin e hipotekimit kreu i ndërtuesve u shpreh i interesuar për bashkëpunim për zgjidhjen e kësaj situate.
Ndërtimi është një prej sektorëve që është demtuar më tepër si rezultat i krizës ekonomike. Si rezultat shtija e apartamenteve ka rënë ndjeshëm kohët e fundit.