Rreth 89 mijë subjekte me pagesa elektronike
23/06/2009 Shërbimi ndaj tatimpaguesve
Gjatë këtyre 4 viteve të fundit administrata tatimore ka përmirësuar cilësinë e shërbimit ndaj tatimpaguesve. Një prej arritjeve të kësaj administrate është zhvillimi i një sistemi deklarimi dhe pagesë elektronike të tatimeve kryesore. Ky sistem u vu në zbatim në fillim të muajit tetor të vitit 2007 dhe aktualisht ka të përfshirë më shumë se 88 900 subjekte. Me anën e këtij sistemi bëhet i mundur pagimi i detyrimeve tatimore në mënyrë vullnetare duke shmangur parregullsitë dhe ndërgjegjësuar tatimpaguesin për pagesat e detyrimeve tatimore. Duke përfituar dhe një asistencë mjaft të vlefshme nga Projekti i Marrëveshjes Prag të Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë, i administruar nga USAID-i, ka pasur si qëllim të reduktojë korrupsionin dhe të përmirësoj performancën në administratën publike, sidomos në administratën tatimore. Mes aktiviteteve që ka zhvilluar Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve përmenden edhe kufizimi i komunikimit personal të zyrtarëve tatimorë me tatimpaguesit dhe gjykimin e tyre në vlerësimin dhe grumbullimin e tatimeve, riorganizimi me një strukturë eficiente dhe më aktive, me qëllim uljen e kostove organizative dhe administrative, si dhe realizimi dhe implementimin i analizës mbi bazë risku, për evidentimin e subjekteve që duhet të kontrollohen nga ana e administratës.