E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet, ja 5113 përfituesit e rinj

ALUIZNI miraton legalizimin e banesave të reja por edhe të shtesave të pallateve në më shumë se 18 qytete të Shqipërisë


TIRANË- Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale ka përfunduar procesin e legalizimit të 5113 ndërtimeve pa leje dhe shtesave pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Lista e plotë e subjekteve që përfitojnë nga procesi i legalizimit i është dorëzuar Këshillit të Ministrave.


Tashmë pritet që në mbledhjen më të afërt të tij të miratohet lista e përpiluar nga ALUIZNI. Të të ndodhen të dhënat personale të të gjithë përfituesve nga procesi si dhe sipërfaqja që do t'iu legalizohet, numri i kateve dhe të dhënat e tjera për secilën pronë.


Pjesa më e madhe i takon Tiranës, ku janë miratuar për legalizim 4718 objekte informale me afro 1.7 milionë metra katrorë. Shekulli nis sot botimin e listës së plotë me emrat që i përkasin qyteteve Tiranë, Kamëz, Durrës, Berat, Kuçovë, Elbasan, Durrës, Fier, Lushnje, Patos, Lezhë, etj.


Shikoni dokumentin ne pdf  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›