Kontroll telefonisë dhe televizioneve
22/12/2008 AKEP-ja nxjerr për këshillim rregulloren e re sipas ligjit të majit të këtij viti
Deri në janar të 2009-s priten propozimet nga grupet e interesit
Analiza e tregut të telefonisë fikse dhe asaj të lëvizshme, por edhe tregut të radio-televizioneve. Këtë përcakton draft-rregullorja e re e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, e cila është publikuar për këshillim. Sipas dokumentit deri në janar të vitit të ardhshëm priten propozimet, nëse do të ketë të tilla nga grupet e interesit për këto rregulla të shkruara. Ky dokument, sipas burimeve zyrtare të AKEP-së, është bërë i domosdoshëm pas nxjerrjes së ligjit në maj të këtij viti për komunikimet elektronike në vendin tonë. “Kjo draft-rregullore do të zëvendësojë rregulloren për përcaktimin e organizmave me fuqi të ndjeshme në tregun e telekomunikacioneve, të datës 16.09.2005. Pritet që procesi i analizave të tregut të fillojë para fundit të vitit 2008, në mënyrë që të bëhet i mundur zbatimi i çdo mase rregullatore të tregut propozuar gjatë vitit 2009”, - theksohet në dokumentin zyrtar të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Një proces apo dokument analize mund të përfshijë analizën e më shumë se një tregu. Të gjithë operatorët, sipas kësaj rregulloreje, duhet t’i zbatojnë detyrimet për dhënien e informacionit për këtë qëllim. “Moszbatimi do të ishte kundërvajtje në përputhje me nenin 137 pika 1 VII e ligjit”, - thekson rregullorja. Sa i përket përfshirjes së Autoritetit të Konkurrencës, sipas nenit 38 të ligjit, AKEP-ja do të bashkëpunojë me këtë institucion dhe për këtë qëllim do të zbatohet Memorandumi i Mirëkuptimit. Përveç analizave të bëra tashmë në treg, si ajo në nëntor të 2007-s, pritet që të kryhen edhe analiza të tjera për shërbimet e transmetimit radio-televiziv për të ofruar përmbajtje radio-televizive përdoruesve fundorë. Kjo nuk ka qenë e paparashikuar në ligjin nr. 9918. “Në qoftë se AKEP-ja gjatë analizimit dhe përcaktimit të një nga tregjeve të përmendura në pikën 1 të këtij neni vendos që ky treg nuk plotëson një nga kriteret në pikën 2 të këtij neni, AKEP-ja nuk do të vendosë detyrime rregullatore në këtë treg ose do të anulojë detyrimet rregullatore ekzistuese”, - thekson draft-rregullorja. Aktualisht, subjektet e licencuar për ndërtimin e rrjeteve dhe ofrimin e shërbimeve të telefonisë së lëvizshme në standardin GSM janë AMC sh.a, Vodafone Albania, sh.a dhe Eagle Mobile, sh.a.
Tregjet
Dokumenti zyrtar i AKEP-së thekson se ky institucion do të identifikojë ato tregje në sektorin e telekomunikacioneve në Shqipëri, të cilat pavarësisht një progresi të shpejtë teknologjik dhe të zhvillimit të mënyrave alternative për të ofruar shërbime të telekomunikacionit, në parim duhet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve rregullatore. Analiza do të bazohet në testin e 3 kritereve që përcaktojnë rekomandimet.
Tri kriteret
Sipas dokumentit, janë tri kriteret e grumbulluara mbi të cilat do të bazohen analizat. E para, nëse tregu paraqet barriera të larta dhe jokalimtare të hyrjes, si dhe nëse strukturat e tregut nuk kanë tendencë drejt një konkurrence efektive në një afat kohor të duhur. Po kështu, kriteri i tretë lidhet me faktin nëse vetëm zbatimi i ligjit për konkurrencën nuk trajton mjaftueshëm dështimin e tregut.