Kontroll tregjeve Basha marreveshje me Rulin

Tregjet në Tiranë dhe siguria e mallrave ushqimore do të jenë në fokus të monitorimeve që inspektorët e Bashkisë së bashku me ata të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit do të fillojnë në ditët e ardhshme. Ky ka qenë dhe qëllimi i nënshkrimit te Memorandumit të Bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
"Së pari në një kontroll sistematik të shtrirë në gjithë territorin e bashkisë. Së dyti në një veprimtari e cila bën të mundur thitjen e mendimit qytetar, dëgjimin e ankesave që kanë dhe jo vetëm regjistrimin e tyre po dhe veprimin ndaj secilës prej këtyre ankesave që ata paraqesin", tha Lulëzim Basha, kryetar i bashkisë së Tiranës.
"Kjo strukturë e motivuar, e porsangritur që ka shfrytëzuar pikërisht atë që ka gjetur si problematikë në territorin e Bashkisë së Tiranës, atë që ligji me kohë ia jepte si autoritet dhe mundësi pushtetit vendor për ta ushtruar në funksion të qytetarit të tij, sot konkretizohet në një strukturë institucionale e cila bashkëvepron dhe me strukturat e pushtetit vendor", tha Genc Ruli, ministër i Bujqësisë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të mundësojë trajnimin tekniko-profesional të inspektorëve për monitorimin dhe respektimin e normave higjeno-sanitare nga subjektet që merren me tregëtinë e mallrave ushqimorë. Tashmë nga Bashkia e Tiranës, është ngritur dhe Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Edlira Sulejmani