Shqiperi- Serbi 110 vota pro marreveshjes se levizjes se lire

Parlamenti shqiptar miratoi marrëveshjen mes Tiranës dhe Beogradit për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve. Këtë herë nuk munguan votat e të majtëve, qendrimin pro ndaj së cilës e bëri publik deputeti Ilir Gjoni. "Grupi parlamentar i PS është pro marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes shtetasve të Serbisë dhe Shqipërisë. Gjithsesi në konsideratat tona ne nuk mund të mos e analizojmë këtë veprim si një akt politik me implikime strategjike për interesat e vendit dhe mbarëshqiptare, pasi kjo nuk mund të merret e shkëputur dhe jashtë faktorëve të tjerë në Ballkan dhe sidomos faktorit Kosovë", tha Ilir Gjoni deputet PS.
"Unë nuk mendoj se kjo marrëveshje do të dëmtojë sadopak interesat e Kosovës, se i pari që do e votonte kundra isha unë", u shpreh Leonard Demi, deputet PD.
Megjithatë gjatë diskutimeve deputet të opozitës shfaqen shqetësime për terma të marrëveshjes, dhe Pandeli Majko deklaroi votën kundër.
"Nuk mund ta filloj duke votuar për projektligjet e procesit të integrimit europian, duke dhënë votën time pro për një marrëveshje që ka të bëjë me marrëdhëniet me Beogradin. Falna Zot, nuk besoj se integrimi i Shqipërisë kalon nga Beogradi", tha Pandeli Majko.
Në parlament u votua projektligji për ratifikimin e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për konvertimin e borxhit për zhvillim. Përmes kësaj marrëveshje qeveria italiane fal borxhin që i ka qeveria shqiptare por me kushtin që ai të përdoret për investime publike.
"Bëhet fjalë për një vlerë prej 20 mln euro si fazë fillestare, për një periudhë dy vjecare e cila do të destinohet në tre sektorë prioritarë të shprehur nga ana e qeverisë dhe që ka një impakt të drejt për drejtë shoqëror, që është sektori i arsimit, i shëndetësisë dhe nxitja e punësimit", bëri të ditur Ritvan Bode, ministëri i Financave.
"Do të ishte e udhës që këto projekte të monitorohen dhe nga Parlamenti pasi vetëm kështu ne mund të krijojmë bindjen që paratë e falura nuk do të shkojnë dë,", tha Mimi Kodheli, deputete e PS.
"Shqipëria me ligj ka përcaktuar rregullin e artë fiskal që paraardhësit tanë nuk e kanë njohur dhe zbatuar asnjëherë, që kredia merret vetëm për investime publike", tha Sherefedin Shehu, deputet i PD.
Po kështu mori votat e deputetëve edhe projektligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare, ku ndryshimet e bëra e afrojnë atë më standardet e Bashkimit Europian.
"Projektligji në fjalë nuk parashikon kosto administrative të organeve qeverisëse. Ndërkohë për sa i takon kostove të biznesit projektligji nuk parashikon asnjë kosto shtesë duke qenë se shërbimet do të ofrohen me 1 euro, ndërsa rritja e kapitalit nuk i afekton këto shoqëri ku pothuaj të gjitha këto kompani kanë një kapital aktiv shumë më të madh se vlera parashikuar në këtë projektligj", tha Nasip Naco, ministër i Ekonomisë.
Në sallen e parlamentit zuri vend për herë të parë edhe deputetja e re Paulina Hoxha, e cila zëvendëson socialistin Ilir Beqja, të cilit Gjykata Kushtetuese ia hoqi mandatin.
Taulanta Boja