E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kunder dhunes OKB Perfshihuni ne projektet tona

Organizata e Kombeve të Bashkuara i kërkon Shqipërisë që të përshtatet me programin global kundër dhunës në familje. OKB shpenzon rreth 33 miliardë euro në vit për zbutjen e këtij fenomeni. Për këtë, drejtoresha e Seksionit të Ndalimit të Dhunës pranë OKB, Maria Jose i kërkoi ministrit shqiptar të Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera që të përshtasë projektet e veta me programin global pesëvjecar.

"Përsa i përket shërbimeve bazë që parashikohen nga kjo iniciativë këto janë shërbimet të cilat fillojnë nga shërbimi 24 orë i përgjigjes në rastet e dhunës, mbrojtja e policisë, heqja e personave abuzues nga ambienti familjar, këshillim i menjëhershëm pasi pasojat në jetën e tyre mund të jenë permanente", tha Maria Jose, Drejtore e Seksionit për ndalimin e dhunës, OKB

Për Ministrin Ksera përshtatja e projekteve shqiptare me programin e OKB-së është më e lehtë për vetë nismat, që kanë nisur të zbatohen në vend. Vetëm pesë muaj më parë është hapur një qendër kombëtare për trajtimin e vktimave të dhunës në familje.

"Tashmë funksionon qendra kombëtare e dhunës në familje. Ka disa muaj që funksionon, ne kemi hasur disa vështirësi në funksionim por i kemi përballuar, ndaj do donim që ndihma juaj të jetë më i thellë, bashkëpunimi të thellohet", u shpreh Spiro Ksera, Ministër i PCSSHB.

Puna e përbashkët me pushtetin vendor ka bërë të mundur identifikimin e viktimave të dhunës. Këtyre viktimave që tashmë janë marrë nën trajtim nga strukturat shtetërore, u ofrohen trajtime psikosociale, por dhe kurse profesionale.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›