E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrolle në IEVP Peqin, zbulohen celularë dhe pije alkoolike në qeli

TIRANË, 23 maj/ATSH/ Një rast i posedimit të sendeve të ndaluara është goditur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Peqin, pas kontrolleve të ushtruara nga strukturat e sigurisë.

Sipas informacionit paraprak të siguruar nga strukturat e IEVP Peqin, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, kontrollet u zhvilluan në kuadër të forcimit të masave të sigurisë.

Në operacion morën pjesë Forcat Operacionale të DPB-së, si dhe forcat e sigurisë së IEVP Peqin, IEVP Fier dhe IEVP Durrës.

Gjatë kontrollit, të dënuarit të sigurisë së lartë me inicialet G.B. iu gjetën një shishe me 2 litra raki, dy shishe uiski me kapacitet 1,5 litra, një shishe verë 1,5 litra dhe dy karikues telefoni.

Po ashtu, të dënuarit P.V. iu sekuestruan një telefon celular i tipit iPhone, një karikues, dy fisha karikimi dhe një palë kufje wireless.

Ndërsa të dënuarit L.D. iu gjetën dy telefona celularë, një Google Pixel dhe një Samsung, një karikues dhe tri shishe raki me kapacitet dy litra.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›