E Diel, 1 Nëntor 2026

Të rinjtë e Akademisë së FA dhe kadetët e Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit, stërvitje të përbashkëta taktike

TIRANË, 23 maj/ATSH/ Stërvitja “Eagle Strike 2026” bëri bashkë kadetët e Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit dhe studentët e vitit të tretë të Akademisë së Forcave të Armatosura në një program intensiv stërvitor, të fokusuar në zhvillimin e aftësive taktike dhe forcimin e koordinimit operacional.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se përmes skenarëve realistë dhe veprimeve të përbashkëta në terren, pjesëmarrësit testuan aftësitë e tyre në situata sfiduese, duke ndërtuar besim reciprok, frymë ekipi dhe ndërveprueshmëri mes forcave aleate.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, stërvitja shërbeu gjithashtu për shkëmbimin e eksperiencave profesionale dhe rritjen e kapaciteteve të brezit të ri të ushtarakëve.

“Eagle Strike 2026” konsiderohet një tjetër dëshmi e partneritetit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në funksion të forcimit të gatishmërisë dhe përgatitjes së liderëve të ardhshëm ushtarakë.

1 nga 6

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›