Kontrolle në burgun e Bradasheshit me kërkesë të SPAK, gjenden telefona në qelinë e Ergys Agasit

Me kërkesë të SPAK-ut, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve kanë zhvilluar kontrolle në burgun e Bradasheshit.
Pas kontrolleve të mëparshme, gjatë të cilave janë raportuar gjetje alkooli dhe pajisjesh wireless, këtë herë në fokus ka qenë qelia e të arrestuarit Ergys Agasi, ku janë gjetur telefona celularë.
Kontrollet janë zhvilluar në kuadër të veprimeve të kërkuara nga SPAK-u, ndërsa mbetet për t’u sqaruar se si pajisjet e komunikimit kanë përfunduar në qelinë e të arrestuarit