E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrolle për etikën në punë

Kujdesi shëndetësor

Mjekët do të kontrollohen edhe për etikën në punë, e zbatojnë apo jo këtë normë tejet të rëndësishme. Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, shprehu vlerësimin për rolin e Institucionit të Urdhrit të Mjekut, duke vendosur theksin te rritja e peshës së tij sa i takon etikës së mjekëve. Në këtë kuadër, drejtoresha e ISKSH-së kërkoi që të bashkëpunohet me Urdhrin e Mjekut në çdo kontroll që kryen ISKSH, për sa i takon zbatimit të etikës nga ana e mjekëve në të gjitha nivelet e shërbimit.

“Bashkëpunimi i drejtorive tona rajonale me strukturat e Urdhrit të Mjekut do t’i bëjë më efikase kontrollet tona”, tha Hana.

Sipas saj, është për t’u vlerësuar roli pozitiv që ka luajtur Urdhri i Mjekut, gjatë implementimit të reformës në shërbimin shëndetësor parësor. Nga ana tjetër, Hana shprehu domosdoshmërinë e vijimit të bashkëpunimit me këtë institucion, në kuadër të reformës spitalore.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›