E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Kyprianou: Investitoret qipriote jane te mirepritur

Kryeministri Berisha priti diten e djeshme ministrin e Jashtem te Qipros, Markos Kyprianou ku u diskutua ne lidhje me marredheniet e mira mes dy vendeve. Ne fjalen e tij, ministri i Jashtem i Qipros shprehu mbeshtetjen dhe perkrahjen e plote te vendit te tij per integrimin sa me te shpejte te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha e vleresoi kete vizite si nje shenje me shume te marredhenieve shume miqesore dhe shume te mira qe ekzistojne midis dy vendeve dhe shprehu vullnetin per t`i intensifikuar ato edhe me tej. Berisha vleresoi se integrimi ne NATO dhe ne BE jane dy nga objektivat me madhore te qeverise shqiptare dhe shtoi se paralelisht me ratifikimin e MSA-se, qeveria shqiptare po punon per realizimin e te gjitha kerkesave per te mundesuar ecjen perpara me liberalizmin e vizave per qytetaret shqiptare ne Bashkimin e Evropian. Per sa u perket marredhenieve dypaleshe, Kryeministri Berisha dhe ministri i Jashtem i Qipros shprehen vullnetin e te dy qeverive per te intensifikuar kontaktet ne nivele te larta politike, si dhe per rritjen e bashkepunimit ne te gjitha fushat. Kryeministri Berisha tha se investitoret qipriote jane te mirepritur ne Shqiperi dhe do te gjejne mbeshtetjen e plote te qeverise shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›