E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: Sulmet ndaj PDK, nga zyrat e shtetit

Kryetari i Parise Demokristiane, Nard Ndoka, u beri dje thirrje te zgjedhurve lokale te PDK-se qe, ndonese pakenaqesive qe kishin nga nje pjese e pushtetit te Partise Demokratike, te bashkepunonin me partite e koalicionit ne baze. Keshtu, dje, Partia Demokristiane mblodhi Asamblene Kombetare te te Zgjedhurve Lokale, te dale nga zgjedhjet e shkurtit 2007. Te pranishem ne kete takim ishin kryetaret e bashkive dhe te komunave, si dhe keshilltaret demokristiane ne komuna, bashki dhe qarqe.

Ne fjalen e tij Ndoka theksoi se PDK eshte pjese e koalicionit qeverises dhe duhej te sillej edhe ne baze si e tille. "Keshilla dhe kerkesa ime per te gjithe te zgjedhurit vendore demokristiane eshte qe ju te tregoni vullnet te palekundur per bashkeqeverisje me partite e koalicionit qeveritar dhe ne komunat dhe bashkite ku ju veproni", deklaroi Ndoka ne fjalen e tij, ndonese theksoi se edhe ndaj te zgjedhurve te PDK-se ne baze ka pasur sulme te njepasnjeshme. Kreu i PDK-se, Nard Ndoka, deklaroi edhe pse mes PS-se dhe PD-se u luajt nje loje e fshehte per sistemin zgjedhor perseri PDK ka shpresa se do te arrij rezultate te larta si parti ne zgjedhjet e ardhshme parlamente. F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›