E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Liberalizimi i vizave, gati levizja e lire ne BE

Rozeta Rapushi

Brenda vitit 2009, shqiptaret do te mund te kene mundesi qe te levizin pa viza ne vendet e Bashkimit Evropian. Pa dhene nje date konkrete, ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, tha dje se koha qe na ndan nga heqja e vizave me BE-ne eshte e shkurter. "Jemi plotesisht optimiste se koha qe na ndan nga heqja e vizave per qytetaret shqiptare, per te udhetuar drejt vendeve te BE-se, do te shkurtohet", tha Basha, pas takimit qe zhvilloi me ministrin e Puneve te Jashtme te Qipros, Markos Kyprianou. Kreu i diplomacise shqiptare sqaroi se nuk mund te jape nje date ekzakte, por ama u shpreh shume optimist per liberalizimin e plote te vizave. Sipas tij, zv/presidenti i KE-se, Franko Frattini, eshte shprehur optimist per mbylljen me sukses te ketij procesi, brenda mandatit te presidentit te KE-se Jose Manuel Barroso. Mandat i cili perfundon vitin e ardhshem. Basha hodhi poshte te gjitha afatet e bera publike deri me sot per ceshtjen e vizave, duke i cilesuar teresisht te pabazuara e spekulime. Sipas ministrit, dukshem Bashkimi Evropian ka shprehur vullnetin politik per kete ceshtje, duke njohur perparimin qe vendi yne ka bere ne te gjitha fushat qe lidhen me integrimin, si levizja e lire e qytetareve, siguria e kufirit, siguria e dokumenteve, lufta pa kompromis kunder korrupsionit, krimit te organizuar, konsolidimit te shtetit ligjor, etj. Kete ceshtje, ministri Basha e preku dhe gjate bisedimeve me ministrin e Jashtem qipriot, Kyprianou. Ai e falenderoi homologun per mbeshtetjen qe ka dhene ne Keshillin e Evropes per miratimin e udherrefyesit per liberalizimin e vizave midis BE-se dhe Shqiperise. "Ky hap, pa dyshim, eshte ne drejtimin e duhur per te arritur brenda nje kohe sa me te shkurter nje nga objektivat madhore te Shqiperise, levizjen e lire te qytetareve shqiptare ne te gjithe hapesiren e BE-se", u shpreh Basha. Kreu i diplomacise shqiptare, e cilesoi si nje hap te rendesishem, qe s'mund te anashkalohet per nje vend i cili vjen nga nje izolim i thelle, ku mobiliteti i qytetareve ka pasur dhe vazhdon te kete nje dimension te vecante per shqiptaret qe jetojne jashte Shqiperise dhe per familjaret e tyre ne Shqiperi. Basha theksoi se gjate takimit me homologun qipriot u fol dhe per qendrimin e vendit tone ne lidhje me ceshtjen qipriote.

"Pala shqiptare mbeshtet vendimet e OKB-se si dhe ato te Keshillit te Sigurimit, te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se dhe vlereson maksimalisht perpjekjet e paleve, te Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se dhe nismat e BE-se, te ndermarra ne funksion te zgjidhjes perfundimtare te kesaj ceshtjeje", theksoi Basha.

Ministri qipriot, takime me Topin e Topallin

Ministri i Puneve te Jashtme i Qipros, Markos Kyprianou, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane, zhvilloi dje takime dhe me krere te larte te shtetit, Presidentin Bamir Topi dhe Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjate takimeve u diskutua mbi mundesine e rritjes se investimeve qipriote ne vend, forcimin e bashkepunimit mes vendeve si dhe per liberalizimin e vizave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›