E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrollet në ministri zbuluan shitjen e tokës nën çmimin real



TIRANE – Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe më pas edhe autoditi i brendshëm kanë gjetur shkelje në procedurën e vitit 2005 për shitjen e 6 mijë metrave katrorë tokë te Qyteti i Nxënësve në Tiranë. Sipas procedurës, ministria kishte kërkuar nga Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive, përcaktimin e çmimit për metër katror, me të cilin do të bëhej shitja e truallit. Në përgjigje të kërkesës së ministrisë, drejtori i Hipotekës siç dyshohet për shkaqe abuzive, pasi ka ngritur formalisht një grup pune ka hartuar një dokument në të cilin ka shënuar një çmim, i cili është vlerësuar se është nën vlerën reale të metrit katror të tokës, që është shitur në zonën e Qytetit të Nxënësve në Tiranë. Prokuroria ka kryer ballafaqimin me tabelën dhe indeksin e çmimeve për këtë zonë të Tiranës, duke konfirmuar se çmimi i dhënë për shitjen e truallit ka qenë të paktën 40 për qind më i ulët sesa vlera reale që kishte toka. Ulja e çmimit të truallit ka favorizuar blerësin, ndërsa prokuroria është duke hetuar marrëdhëniet e tij me ish-drejtorin e Hipotekës, Gazmend Zeneli, i denoncuar edhe më parë në Prokurori për çështje të tjera abuzimesh, dosjet e të cilave janë mbyllur pa akuza zyrtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›