E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimi me pronat, nen hetim ish-kreu i hipotekes

Tirane- Ish-drejtori i hipotekes ne vitin 2005, eshte marre nen hetim nga Prokuroria e Tiranes per shitjen e nje trualli. Gazmend Zeneli dyshohet se i ka shkaktuar shtetit nje dem financiar prej 500 mije dollare. Ngjarja mesohet se ka ndodhur ne vitin 2005, kur i dyshuari ka shitur nje truall, godine ekzistuese ne pronesi te shtetit. Hetimet ne ngarkim te Zenelit jane duke u kryer nga Njesia e Task-Forces. Sipas burimeve nga prokuroria e Tiranes hetimet nisen pas verifikimeve qe jane kryer nga hipoteka, e cila ka konstatuar edhe abuzimin qe eshte kryer. Pas regjistrimit te dosjes ne Prokurorine e Tiranes ka nisur verifikimet e saj. Burime nga akuza kane bere me dije se Gazmend Zeneli gjate kohes qe ka qene ne krye te hipotekes ne kryeqytet ka shitur nje truall prej 6 mije metra katrore. Toka dyshohet se ndodhet ne afersi te Unazes se Re, prane "qytetit te nxenesve". Nga hetimet disa mujore te kryera nga Prokuroria e Tiranes ka rezultuar se Zeneli ka vendosur qe ta shese pronen shteterore me nje vlere me te ulet sesa ishte ne realitet. Burimet kane shpjeguar se ne kohen qe hipoteka drejtohej prej tij, duhet te percaktonte vete shumen me te cilen do te shitej prona, kjo duke bere edhe vleresime te tregut. Por sipas hetimeve ka rezultuar se me firmen e Zenelit prona eshte shitur me lire sesa duhej. Per shkak te kesaj shitje me cmim te lire vleresohet paraprakisht se ish-drejtori i ka shkaktuar buxhetit te shtetit nje dem financiar prej rreth 500 mije dollare. Pas disa muaj hetime prokuroria i ka komunikuar Gazmend Zenelit akuzen e "shperdorimit te detyres". Mesohet se ai do te hetohet ne gjendje te lire, deri ne nje urdher te dyte te akuzes. Prokuroria e Tiranes po kryen verifikime ne lidhje me ndonje abuzim tjeter te Zenelit. Ne ditet ne vazhdim pritet qe ai te merret ne pyetje nga organi i akuzes, ku edhe do te jape shpjegimet e tij ne lidhje me hetimin, si dhe versionin e shitjes se truallit. Po ashtu burimet kane bere me dije se oficeret e policise gjyqesore do te sekuestrojne te gjitha materialet perkatese ne ambientet e zyres se Hipotekes, te cilat do te kalojne ne verifikimin nje e nga nje. Rasti i abuzimit me tokat jane te perseritura ne vitet e fundit ne kryeqytet. Rreth dy vjet me pare abuzimet me tokat u konstatuan edhe ne zonen e "Kasharit", ku u arrestuan ish-drejtues te komunes Kashar, si dhe banore, te cilet u denuan edhe me vendim nga Gjykata e Tiranes.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›