Mendoj se viti 2011 shenohet nga nje dinamike me se shumti pozitive.

DW Zonja Ambasadore gjate ketij viti qe po mbyllet ne Shqiperi ka patur ngjarje te rendesishme politike si demonstrata e 21 janarit qe perfundoi me 4 te vrare dhe shume te lenduar zhvillimi i zgjedhjeve lokale mosmiratimi i statusit te vendit kandidat per ne BE nderkohe qe para pak diteve mazhoranca dhe opozita miratuan nje rezolute te perbashket nen patronazhin e europarlamentareve qe ne thelb shpreh angazhim per te bashkepunuar per reformat. fare vleresimi do ti benit kesaj dinamike politike
Carola Mller-Holtkemper Deklarata e perbashket e partive qeveritare dhe te opozites lidhur me bashkepunimin e tyre eshte nje hap mjaft i rendesishem i asaj qe ka realizuar Shqiperia deri tani. Per Parlamentin Europian vlen nje falenderim mjaft i madh per faktin qeia arriti te beje bashke ne nje tryeze partite e mazhorances dhe te opozites. Une mendoj se viti 2011 shenohet nga nje dinamike me se shumti pozitive. Qeveria dhe opozita kane arritur te bien dakord me hapat qe do te ndjekin per permiresimin e rregullores se punes se parlamentit gjithashtu kane vendosur te punojne per reformen elektorale dhe kane arritur te bejne nje plan veprimi ne perputhje me frymen dhe rekomandimet e Progres Raportit me te fundit te Komisionit Europian per Shqiperine. Deri me tani ka dhe hapa konkrete per shembull zgjedhja e Guvernatorit te Bankes Kombetare apo dhe per Avokatin e Popullit ku jane realizuar procedura tejet transparente ne baze te konkurueshmerise dhe pershtatshmerise se kandidaturave. Na mbetet te shpresojme ne vijim qe edhe postet e tjera me te njeten pergjegjesi te mund te perzgjidhen dhe te percaktohen me te njejten transparence.
DW Se fundi Transparency International beri publike raportin vjetor global per indeksin e perceptimit te korrupsionit ne 183 vende e ku Shqiperia ishte me tregues te perkeqesuar krahasuar me nje vit me pare. Shume flitet per luften kunder korrupsionit ka projekte dhe programe por efektet jane thuajse te pandjeshme. Cili eshte shkaku sipas jush qe ne vitet e fundit ose jemi ne vendnumero ose me hapa prapa
Carola Mller-Holtkemper Lufta kunder korrupsionit dhe ndertimi i shtetit ligjor jane elemente mjaft te rendesishem ne perafrimin e Shqiperise me BE-ne. Strategjia e BE ne kete kontekst ka qene trajtimi me prioritet i dy kapitujve qe flasin per korrupsionin dhe shtetin ligjor kapitullit 23 dhe 24 nepermjet nje dialogu intensiv me vendet kandidate. Korrupsioni ne nje shoqeri rritet si nje mase tumoriale qe jep pasoja mjaft negative ne teresi per shoqerine dhe tek individet shtrenjteson sherbimet e shtetit perkundrejt shoqerise dhe i ben keto sherbime krejtesisht te paarritshme per njerezit. Korrupsioni dhe mungesa e shtetit ligjor mbajne larg investitoret e huaj te cilet do te mund te krijonin vende pune te reja me ane te dijeve dhe kapitalit qe do te sillnin ne vend si dhe do te mund te ndihmonin nepermjet aktiviteve ekonomike bilancin deficitar te Shqiperise ne kete kontekst. shte e rendesishme qe qeveria shqiptare te mund te ndjeke nje linje strategjike sistematike ne te gjitha nivelet ne luften kunder korrupsionit dhe krijimit te kultures se pandeshkueshmerise. Vetem atehere do te mund te presim venien para pergjegjesise dhe denimin e marrjen e masave kunder aferave korruptive sidomos ne nivelet e larta. Ketu dua te them se bilanci i viteve te fundit nuk eshte aq inkurajues. I takon drejtesise shqiptare dhe shoqerise civile te jete aktive duke perfshire ketu dhe mediat vigjilente dhe te pavarura qe luajne nje rol vendimtar ne luften kunder korrupsionit.
DW Ne opinion flitet shume per pengesat qe sjell imuniteti i zyrtareve te larte te emeruar ose te zgjedhur per te luftuar aferat korruptive per te proceduar sipas ligjit cilindo qe e shkel ate pavaresisht postit qe mban. Duke iu referuar pervojes ne vendin tuaj si duhet trajtuar imuniteti ne keto raste
Carola Mller-Holtkemper Nje nivel i caktuar i kufizuar i imunitetit eshte i domosdoshem per funksionimin e disa organeve te caktuara kushtetuese si shprehje e ndarjes se pushteteve. Keshtu e drejta tejet e balancuar e imunitetit ne Bundestagun gjerman arrin te garantoje aftesine operacionale dhe funksionale te parlamentit. Kjo lloj e drejte e mbron Bundestagun nga nderhyrjet e pushtetit ekzekutiv dhe pushtetit gjyqesor ne te gjitha nivelet e administrates shteterore. Ne Gjermani rrjedhin prej ketej dhe te drejta te caktuara per secilin prej deputeteve. Nje deputet ose nje deputete kane te drejten qe mund te ngrene pretendimin se Bundestagu ne vendimarrjen per heqjen e imunitetit te mos orientohet nga motive arbitrare apo jo relevante. Imuniteti i deputeteve ka te beje me procedurat penale ose masa te tjera kunder anetareve te vecante te Bundestagut. Ky lloj imuniteti nuk perjashton ato procedura duke i bere ato te varura nga miratimi i Bundestagut. Nje miratim i tille nuk do te thote se behet fjale per nje denim paraprak apo paradenim per deputetin ne fjale. Deputeti mbetet anetar i Bundestagut nuk do te jete i kufizuar apo i demtuar ne ushtrimin e mandatit te tij. Por ne kete kontekst duhet bere dallim mes imunitetit dhe indemnitetit. Per menyren e te shprehurit ne Bundestag deputeti eshte i mbrojtur nga sanksionet penale por dhe nga padi te caktuara te gjykates te se drejtes civile per demshperblime etj. Indemniteti nuk mund te hiqet nga Bundestagu dhe mund te zgjase dhe pas perfundimit te mandatit te deputetit. Prej fushes se indemnitetit perjashtohen rastet e shpifjeve pretendimi dhe perhapja e fakteve te paverteta kundrejt atyre qe jane te verteta. Pervec kesaj deputeti ka te drejte per te sherbyer si deshmitar rreth personave qe atij te themi i kane besuar fakte ne cilesine e tij si deputet.
DW Sa shanse ka qe ne mesin e vitit 2012 Shqiperia te arrije objektivin e marrjes se statusit te vendit kandidat per ne BE
Carola Mller-Holtkemper Progresi i Shqiperise ne rrugen drejt integrimit europian varet nga vete shqiptaret. Kriteret e hapit te metejshem per te fituar statusin e vendit kandidat jane tashme te formuluara mjaft qarte transparente dhe te bera publike ne Progres Raportin e Komisionit Europian. Nga 12 rekomandimet e perpiluara aty une do te konsideroja si te shpejta per tu permbushur miratimin e ligjeve me 3/5-at krijimin dhe ndertimin e nje bashkepunimi konstruktiv mes partive politike. Pas ketyre vijne ato rekomandime qe kane te bejne me kushtet qe kerkojne nje fare kohe per tu permbushur sikunder eshte ndertimi i shtetit ligjor lufta kunder korrupsionit etj. Ne vijojme ne kete kontekst te jemi te gatshem qe ti ofrojme Shqiperise mbeshtetjen tone edhe per keto sektore kritike te zhvillimit te vendit duke e bere kete nepermjet projekteve te ndryshme sikunder mund te ishte ai i qeverisjes se mire etj.
DW Zonja Ambasadore si ishte viti 2011 ne marredheniet mes Shqiperise dhe Gjermanise Cilat jane pritmerite tuaja per 2012-n
Carola Mller-Holtkemper Viti 2011 ka qene nje vit i mire ne marredheniet gjermano-shqiptare. Ka patur nje shkembim intensiv te vizitave ne nivel te larte ne te dy drejtimet. Do te permendja ketu disa delegacione te Bundestagut qe kane ardhur ne Shqiperi nderkohe qe delegacione te parlamentit shqiptar kane qendruar ne Berlin. Do te quaja si pike kulmore ne kete shkembim te ndersjelle viziten e ministrit federal per Bashkepunimin Ekonomik dhe Zhvillimin Dirk Niebel ne gusht te ketij viti. Gjithashtu dhe vete ministri i Jashtem i Shqiperise Edmond Haxhinasto ka qene disa here ne Gjermani gjate vitit 2011 - vetem ne vjeshte ai ishte dy here per vizite zyrtare - dhe mendoj se keto jane shenja te shkembimit te dendur te vizitave. Viti 2012 shenon disa pervjetore te rendesishem keshtu do te kemi 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise por i rendesishem eshte dhe 25 vjetori i lidhjes diplomatike gjermano - shqiptare. Kete rast ne do te donim ta festonim ashtu sic dhe i takon nje eventi te tille.
Autor Arben Muka
Redaktoi Angjelina Verbica