Kontrolli i matësave të energjisë nga Drejtoria e Meterologjisë

Drejtoria e Meterologjisë do të marrë të drejtën për të kontrolluar matësat e energjisë elektrike. Drejtori i këtij institucioni Leonard Beqiraj thotë se ajo që ndodh aktualisht ku CEZ shpërndarje mbikqyr teknikisht edhe matësit është konflikt interesi.
“Drejtoria e Meterologjisë është nje institucion totalisht i autorizuar, ka kompetenca të plota, ka dhe teknikën e miratuar, nenin për të kontrolluar të gjithë matësin. I kemi të gjitha kapacitetet. Ajo që na ka munguar deri tani është baza ligjore që na jep këtë të drejtë që ne të bëjmë kontrolle” tha drejtori i drejtorisë se Meterologjisë Leonard Beqiraj.
Ndërkohë ky institucion ka vijuar kontrollin në tregje ku janë gjetur mallra ushqimore poshtë peshave që shkruhen në ambalazhime, për të cilat është urdhëruar largimi nga tregu.
“Krahas rezultateve pozitive janë konstatuar edhe produkte jokonform kundrejt kërkesave meterologjike për sasinë kryesisht vaj dhe oriz. Në rastet e evidentuara Drejtoria e Përgjithshme e Meterologjise ka bërë pezullimin e të gjitha produkteve jokonform dhe është urdhëruar heqja e menjëhershme nga tregu” tha Beqiraj.
Vec kontrolleve në treg zoti Beqiraj ka lajmëruar edhe kontrolle pranë prodhuesve dhe amballazhuesve të mallrave ushqimore.