Polica sigurimi 4.3 miliarde leke kontrata ne muaj

Tregu i sigurimeve ka njohur rritje të konsiderueshme të aktivitetit gjatë këtij viti. Krahasuar me periudhën janar qershor të vitit të shkuar, kompanitë e sigurimeve kanë regjistruar rritje të konstratave, aktivitetit ekonomik si dhe dëmeve të paguara. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bën me dije se gjatë gjashtë muajve të parë të këtij vitit janë nënshkruar më shumë se 629 mijë polica sigurimi, me vlerë rreth 4.3 miliard lekë, shumë kjo rreth 400 milion lekë më e lartë se gjashtë muajt e parë të vitit 2010.
Sipas Raportit të Autoritetit Mbikëqyrës të këtij tregu, ndryshimi më i madh është në numrin e policave, ku rritja është rreth 105 për qind. Sipas të dhënave nga kompanitë e sigurimit rritja ka ardhur nga udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit.
Ndërkohë rritje ka dhe në dëmet që kompanitë kanë paguar për klientët e tyre. Nga janari deri në fund të qershorit janë paguar 8 mijë e 150 dëme me vlerë 1.1 miliard lekë. Një vit më parë u paguan rreth 7 mijë e 400 kontrata me velrë 1 miliard lekë. Ndryshimi brenda një vitit për këtë pjesë është 10% në vlerë dhe 9% në numër dëmesh.
Florian Papadhimitri