E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrolli i punimeve të ndërtimit, Parlament miraton sot ndryshimet

TIRANE-Parlamenti pritet të miratojë sot ndryshimet në ligjin për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit.

Ky p/ligj është parashikuar si pikë e shtatë e rendit të ditës.
Sipas këtij drafti në të gjitha rastet kur ndërtuesi ka falimentuar aktin e kolaudimit të pallatit e merr përsiper qeverisja vendore.

PS e ka kundershtuar këtë draft në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe të njëjtin qëndrim pritet të mbaje edhe sot ne seancë.
Në rend të ditës jane gjithashtu dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve për financimin e projekteve të rrugës Tiranë-Elbasan dhe Fier-Vlorë.
Ndërkaq Komisioni i Ligjeve ka shtyrë për ditën e hënë disktutimet në Kodin Civil dhe atë penal të parashikuara këto për t’u miratuar në seancën e sotme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›