E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet masa e ndihmes ekonomike

Shtohen kategoritë e personave që do të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike. Ndërkohë që qeveria ka rritur masën e saj. Por ndryshe nga sa ishte më parë, koha për marrjen e saj do të jetë e limituar.
Qeveria ka rritur masën e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, ndërsa ka shtuar edhe kategoritë përfituese në këtë skemë. Pagesat për të gjitha kategoritë do të fillojnë të përllogariten që prej datës 1 shkurt.
Masa e ndihmës ekonomike për viktimat e dhunës, trafikut, dhe jetimët do të jetë 30 mijë lekë në muaj. Po ashtu e njëta masë monetare do të jepet shtesë për familjet që kanë fëmijë në arsimin e detyruar. Ndryshe nga sa ishte me parë ndihma ekonomike do të limitohet në kohë. Kjo do të përcaktohet me anë të vendimit të Këshillit të Ministrave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›