Pipero 22 mije raste ne vend te gripit stinor
Rreth 22 mijë të sëmurë me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes janë shënuar vetëm javën e shkuar në të gjithë vendin. Megjithëse për shkak të temperaturave të ulëta numri i rasteve është shtuar me rreth 40% krahasur me një vit më parë. Sipas specialistëve të Shëndetësisë epidemia e gripit pritet të arrijë kulmin në fund të muajit shkurt dhe në fillim të muajt mars. Prandaj Ministria e Shëndetësisë ka marrë të gjitha masat, që qendrat shëndetësore në të gjithë vendin të jenë në gjendje gatishmërie dhe të mos u mungojnë ilaçet e nevojshme.
Për të shmangur tensionin dhe kaosin që mund të krijohet Ministria e Shëndetësise i bën apel qytetarëve të mos paraqiten nëpër spitale edhe për një temperaturë të thjeshtë e cila mund të kurohet me një paracetamol dhe në kushte shtëpie.
Tirana, Durrësi, Elbasani, Kuçova, Fieri dhe Vlora janë qytetet që raportojnë dhe numrin më të madh të të sëmurëve përafërsisht 100-150 të sëmurë për 10 mijë banorë ndërkohë që grupmosha më e prekur janë fëmijët.