E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrolli ndaj Thacit Walker kritikon doganierët e EULEX-it

PRISHTINE- Ish shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, kritikon doganierët e EULEX-it, te cilat sic raportuan disa media kosovare, ushtruan kontroll ndaj bagazheve të kryeminsitrit Hashim Thaci dhe katër ministrave të kabinetit të tij, ndërsa po udhëtonin për një vizitë zyrtare në Turqi.

Walker tha se ndihet i fyer dhe i ofenduar me veprimin e fundit të doganierëve të EULEX-it, te cilin e ka cilësuar “arrogant, joprofesional, dhe jashtë çdo norme shtetërore”.
“Nëse bëhet kontrolli tek Hashim Thaci si individ, kjo është normale, por ta kontrollosh kryeministrin, kjo është turp”, ka thënë Walker.

Sipas tij, nuk mund të përçmohen në këtë mënyrë udhëheqësit e një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike. Sipas ambasadorit Walker, EULEX-i nuk ka kompetenca, që të kontrollojë në këtë mënyrë autoritetet shtetërore të Kosovës.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›