E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, nëna rreh për vdekje fëmijën, fqinjët tregojnë ngjarjen

KORCE- Është e dhimbshme tek shikon një fetë buke të lënë përgjysëm në tavolinën e varfër të familjes që sot vajton vdekjen e fëmijës 18 muajsh që u vra barbarisht nga nëna e tij, 23 vjecarja Sonila Lumi.

Heshtja ka rënë në shtëpinë e varfër por edhe në fshatin Zëmblak ku jetonte cifti i ardhur pak kohë më parë nga Vidohova e Korcës. Fqinjët të shokuar munden të tregojnë vetëm se kanë dëgjuar të qarat e fëmijës pa kuptuar se cfarë kishte ndodhur.

Sipas tyre, gjithcka ka nodhur për shkak të varfërisë ekstreme të familjes, që mund të ketë ndikuar edhe në gjendjen psikologjike të nënës. Mesditën e së premtes, 23 vjecarja Sonila Lumi ka dërguar fëmijën e saj të vetëm në spital por fatkeqësisht mjekët konstatuan se trupi ishte i pajetë për shkak të dhunës fizike të ushtruar ndaj tij.

Mësohet se vetë nëna , në kushtet e tronditjes ka pranuar krimin e kryer, ndërsa babi ka mundur të tërheqë trupin e vogëlushit vetëm paraditen e së shtunës, për shkak të procedurave të lidhura me mungesën e celebrimit të ciftit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›