Kontrolli në kufi, Thaci: S’lejojmë kërcënimin e sovranitetit
MITROVICE- Situata në veri të Kosovës tensionohet orë pas ore, pas vendimit të qeverisë kosovare për shtrirje e kontrollit në 2 pikat kufitare të Bërnjakës dhe Jarinkës, në veriun e banuar me shumicë serbe. Pas këtij vendimi pasuan protesta të serbëve, reagime të ndërkombëtarëve dhe deklarata kontradiktore, si nga qeveria e Kosovës ashtu edhe nga pala serbe. Kreu i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanovic deklaroi se ka arritur një marrëveshje me Komandantin e KFOR-it, Erhard Byler që nesër polica speciale e Kosovës të largohet nga dy pikat kuftare, ndërsa kryeministri i Kosovës Hashim Thaci reagoi menjëherë pas tij, duke thënë që nuk lejon askënd të cënojë sovranitetin, rendin dhe ligjet e Kosovës. "Kushtetuta e vendit tim është e shenjtë dhe shkon përtej cdo lloj partneriteti", tha Thaci.
Sot paradite këto forca morën nën kontroll 2 pikat kufitare në kuadër të një aksioni policor, pavarësisht kundërshtimeve dhe bllokadave serbe. Aksioni i policisë, u ndërmor me vendim të qeverisë kosovare, pasi në këto dy pika nuk zbatohej embargoja dhe kamionët serbë hynin në Kosovë në mënyrë të pakontrolluar. Serbët lokalë kundërshtuan aksionin e policisë duke bllokuar rrugët si dhe duke goditur me mjete të forta në drejtim të policisë. Por kontrolli i policisë zgjati deri në mesditë kur u raportua për një tërheqje të tyre pas një marrëveshjeje mes kryeministrit Thaci dhe negociatorit serb për dialogun Prishtinë- Beograd, Stefanovic me ndërmjetësimin e KFOR. Sipas marrëveshjes në pikat kufitare do të ktheheshin policia e rregullt e Kosovës, shumica e të cilëve të nacionalitetit serb. Por duket se kjo marrëveshje nuk është finalizuar ende. Vetë kryeministri Thaci deklaroi se nuk ka asnjë marrëveshje me Serbinë, ndërsa forcat speciale të Kosovës u rikthyen sërish në dy pikat kufitare, ndërkohë që raportohet për një tjetër polic të plagosur në radhët e tyre, që e con numrin në 4.
THACI: KUSHTETUTA E VENDIT TIM ËSHTË E SHENJTË
Ora 21:10- Kushtetuta e vendit tim është e shenjtë dhe shkon përtej cdo lloj partneriteti, deklaroi sot në mbrëmje gjatë një konference shtypi kryeministri i Kosovës Hashim Thaci duke e komentuar vendimin e policisë së Kosovës si të drejtë dhe në përputhje me Kushtetutën e Shtetit të Kosovës. Vendimi i mbrëmshëm tha ai, nuk nxit konflikte por vendos në vend kontrollin e rendin.
“Më lejoni të them se veprimi i ndërmarrë mbrëmë nuk duhet kuptuar si vendim për të nxitur konflikte por ka si qëllim vendosjen e rendit në territorin tonë. Si kryeministër shpreh admirimin për profesionalizmin që dëshmoi policia e Kosovës. Në këto momente që flas një polic i Kosovës është plagosur rëndë, mjekët po japin ndihmën për shërimin e tij dhe te tjerëve që janë të plagosur. Uroj që të shërohen shpejt dhe të jenë shembuj të mbrojtjes së ligjit dhe rendit. Përgëzim edhe për ushtarët e KFOR-it që dhanë mbështetjen e tyre. Falenderoj qytetarët e Mitrovicës që qendruan në shtëpitë e tyre. Ndërsa për serbët dua të them se veprimet tona nuk janë kundër jush por për të mirën tuaj. Ne synojmë t’i ofrojmë të njëjtat mundësi qytetarëve tanë në veri”, tha Thaci.
Duke e cilësuar këtë një situatë normale, ku policia e Kosovës bëri detyrën e saj, kryeministri Thaci u shpreh ndër të tjera se mban përgjegjësi, morale e kushtetuese për këtë veprim.
“Vendimi i mbrëmshëm ka qënë jo i lehtë, por i drejtë. Kam përgjegjësi morale, kushtetuese dhe ligjore që marr vendime të rënda. Unë jam i bindur që kemi marrë vendimin më të drejtë të mundshëm. Ne nuk mund të tolerojmë që një pjesë e territorit tonë të jetë vrimë e zezë dhe të përdoret si vendkalim për mallrat e ndaluara. Kjo është në përputhje edhe me parimet ndërkombëtare”, tha Thaci.
Ndërsa për Serbinë, kryeministri bëri apel që të reflektonte në lidhje me këtë situatë, pasi Kosova është përpjekur të dialogojë, prandaj ka nisur me të edhe negociatat. “Jemi munduar të zgjidhim shumë probleme praktike me Serbinë dhe jemi për dialog me ta”, tha ai. Për qytetarët e Kosovës lëshoi këtë apel: “Kini besim tek institucionet e qeverisë së Kosovës. Të bashuar jam i bindur që do t’ja dalim si edhe më herët. Të bashkuar do të kemi sukses. Nuk bëjmë kompromis për sigurinë e vendit tonë, nuk bëjmë kompromis për të drejtat tona kushtetuese, vendimi ynë është legal dhe kushtetues në përputhje me deklaratat ndërkombëtare. I bëj thirrje Brogradit të respektojë vendimet tona”, përfundoi kreu i qeverisë së Kosovës.
STEFANOVIC: ARRITA MARRËVESHJE ME KFOR
Ora 20:00- Kreu i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanovic deklaron se është arritur një marrëveshje mes tij dhe
Komandantit të KFOR-it, Erhard Byler, që nesër në mëngjes, njësia speciale e Policisë së Kosovës të largohet nga dy pikat kufitare. Lajmi bëhet publik nga mediat kosovare të cialt citojnë agjencinë Beta. Sipas tyre, Stefanovic ka siguruar gazetarët vendas se “ka rënë
që në Bërnjak dhe Jarinë të kthehen pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, "ashtu siç kanë qenë deri më tani.
KFOR: MARRËVESHJA ENDE S'ËSHTË FINALIZUAR
Ora 18:50- Një zyrtar i forcave paqeruajtëse të KFOR-it ka konfirmuar për Radoi Europa e Lire se “aktualisht policia po i kontrollon pikat kufitare në veri të Kosovës”. “KFOR-i është atje për të siguruar një ambient të sigurt, por ne nuk kontrollojmë makinat apo kamionët”, ka thënë ky zyrtar, i cili nuk deshi t’i përmendej emri.
Ai ka konfirmuar gjithashtu se shumë nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës, që ishin në pikat kufitare në veri, tashmë janë kthyer në jug të Mitrovicës. Sipas tij, marrëveshja për të cilën është folur gjatë ditës ende nuk është finalizuar dhe se bisedimet po vazhdojnë.
POLICI I PLAGOSUR NË GJENDJE TË RËNDË
Ora 17:09- Gjendja shëndetësore e pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, vazhdon të mbetet e rëndë, raportojnë mediat kosovare
Express tregon identitetin e plotë të tij. Ai është E. Z nga një fshat i komunës së Vushtrrisë, i cili në përleshje e sipër, dyshohet e është qëlluar në kokë nga një snajper.
Ndërkohë, mediat lokale serbe njoftojnë se të plagosur ka edhe nga serbët lokalë, të cilët kanë sulmuar pjesëtarët e njësisë speciale te Policisë së Kosovës. Sipas këtyre medieve, në Zubin Potok, dyshohet se janë plagosur tre serbë, por nuk ka informacione për gjendjen e tyre shëndetësore.
KFOR-I NEGOCION ME STRUKTURAT PARALELE SERBE
Ora 16:40- Pas shkëmbimit të zjarrit në pikat kufitare duket se situate I është kthyer normalitetit në veri, në pikat Bërnjak dhe Jarinje. Mësohet se zyrtarët e KFOR-it dhe përfaqësuesit e pushtetit paralel serb janë duke zhvilluar një takim në kampin ushtarak të KFOR-it në Leposavic.
THAÇI: POLICIA SPECIALE DO TË MBETET NË PIKAT 1 DHE 31
Ora 16:15- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci ka hedhur poshtë pohimet për një kompromis të mundshëm me Serbinë. Thaci citohet të ketë thënë për RTK e Kosovës “se policia e Njësisë Speciale të Kosovës do të vazhdojë të qëndroj në pikat kufitare 1 dhe 31”
FORCAT SPECIALE SËRISH DREJT PIKËS KUFITARE BËRNJAK
Ora 15:45- Tensionohet sërish situate në Kosovë. Forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, RSU janë nisur përsëri në drejtim të pikës kufitare 31 në Bërnjak, ndërkohë që nga ana tjetër grupe serbësh kanë dalë përsëri në rrugë për të protestuar. Lajmi konfirmohet nga agjencia kosovare e lajmeve Kosovapress, sipas të cilës forcat speciale janë nisur nga baza e tyre në Shipol të Mitrovicës, ndërkohë që raportohet për një tjetër polic të plagosur.
Po sipas burimeve të agjencisë kosovare janë shkëmbyer të shtëna armësh mes pjesëtarëve të KFOR-it dhe grupeve të armatosura serbe në afërsi të Zubin Potokut, ndërsa dëgjohen edhe sirenat e ambulancave e makinave të policisë.
Polici i plagosur i njësisë speciale të Policisë së Kosovës fillimisht është dërguar për në Qendrën Mjekësore Familjare në Mitrovicë, prej nga është transferuar për në QKUK.
ÇOLLAKU: NUK KA ASNJE LLOJ MARREVESHJE
Ora 14:40 Bekim Çollaku, këshilltar i lartë politik i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk ka ndonjë marrëveshje lidhur me çështjen e pikave kufitare në veri të vendit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Asnjë lloj marrëveshje nuk ka deri më tani. Është çështje sundimit të rendit dhe ligjit, asgjë më shumë e as më pak”, ka thënë Çollaku.
POLICIA TËRHIQET NGA BËRNJAKU, SULMOHEN NË ZUBIN POTOK
Ora 13:28 Forca të njësisë speciale të policisë kosovare janë nga serbë të armatosur gjatë tërheqjes së tyre nga pika kufitare e Bërnjakut, informon kosovapress. Nuk bëhet e ditur nëse ka të lënduar për momentin.
TERHIQEN FORCAT SPECIALE, JARINJA NE DORE TE POLICEVE ME KOMBESI SERBE
Ora 13.00 Radio televizioni i Kosovës, flet pë një marrëveshje të arritur në mes të kryeministrit Hashim Thaçi dhe negociatorit në bisedime me Kosovën, Borko Stefanoviç për tërheqjen e forcave speciale të policisë (ROSU) nga postblloku në Jarinje. Marrëveshja u ndërmjetësua nga komandanti I KFOR-it, Erhard Byler, ndërsa mes Thaçit dhe Stefanoviçit nuk ka pasur takim. Burimet e njëjta thonë se me këtë marrëveshje në pikat kufitare do të kthehen policia e rregullt e Kosovës, shumica e të cilëve të nacionalitetit serb. Gjithashtu rruga do të zhbllokohet nga protestuesit serb.
REXHEPI: POLICIA E KOSOVES NE VERI DERISA TE JETE E NEVOJSHME
Ora 10:15 Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi deklaroi se njësitë speciale të policisë, do të qëndrojnë në veri deri sa të jetë e nevojshme dhe derisa të vendosen doganierë për të zbatuar masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.
Në pikat kufitare 1, në Jarinjë dhe 31 në Bërnjakë nuk ishtë vendosur dogana që nga viti 2008 dhe kamionët serbë hynin në Kosovë në mënyrë të pakontrolluar. Prandaj ishin parë nga qeveria e Kosovës si pengesa kryesore e zbatimit të reciprocitetit.
Duke shpjeguar planin e operacionit, ministri tha se futja nën kontroll e pikës 31 është bërë nën të ashtuquajturin Planin B.Ai njoftoi, se gjatë aksionit, një polic është lënduar me një mjet shpërthyes, dhe dy-tre të tjerë janë lënduar nga hedhja e xhamave dhe gurëve, nga serbët lokalë. Megjithatë Rexhepi e quajti "një dëm minimal".
MERRET KONTROLLI EDHE I JARINJES
Ora 09: 30 Forcat policore kanë marrë kontrollin edhe në pikën kufitare 1 në Jarinje, ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
“Kemi pritur se mund të ketë vështirësi. Por, situata është qetë. Tani është shtrirë sovraniteti, dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm”, ka thënë Rexhepi, citon europa e lirë.
TENSION NE VERI, RRITEN MASAT E SIGURISE
Ora 08:00 Situata vazhdon të jetë e tendosur ndërsa forca të shumta janë vendosur edhe në urën qendrore në lumin Ibër që shënon edhe vijën ndarëse të qytetit të Mitrovicës, ndërmjet veriut të banuar me shumicë serbe dhe jugut me shumicë shqiptare.
Vetë Kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Brendshëm Barjam Rexhepi kanë udhëtuar drejt veriut që në orët para të mëngjesit për të monitoruar situatën atje si dhe po zhvillojnë konsultime të shumta. Ndërkohë që serbët pas një tërheqjes disa orëshe, me të zbardhur drita kanë bllokuar sërish rrugën duke mos lejuar marrjen e kontrollit të Pikës 1, Jarinjës.
Aksioni i policisë së u ndërmor me vendim të qeverisë së Kosovës në përpjekje për të zbatuar vendimin për ndalimin e importeve nga Serbia, i cili nuk po zbatohej në atë pjesë të Kosovës.
MERRET PIKA KUFITARE BERNJAK
Ora 07:00 Pak minuta pas aksionit, (pas mesnates) Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi konfirmoi se policia e Kosovës kishte marrë nën kontroll pikën kufitare në Bërnjak, e njohur dhe si pika kufitare 31. Edhe lideri i serbëve lokalë të Mitrovicës , Radenko Nedeljkoviç konfirmoi, për radio europa e lirë, se policia e Kosovës ka marrë nën kontroll pikën kufitare në Bërnjak. Mediat kosovare shkruajnë se aksioni nuk ka hasur në pengesa të mëdha.
SERBET NUK DOREZOJNE JARINJEN
Ora 07:00 Ndërsa grupe qytetarësh serbë nuk kanë lejuar marrjen nën kontroll të vendkalimit në Jarinjë, e njohur si dhe pika kufitare 1. Gjatë natës, serbët ishin nisur nga Zubin Potoku në drejtim të vendkalimit në Jarinje, duke vendosur makineri të rëndë në rrugët që të çojnë në veri dhe situata raportohej të ishte e tendosur.
Gjysëm ore pas mesnatës, Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi konfirmoi për mediat lolake se policia ishte ndaluar në Leposaviç dhe nuk kishte mundur të depërtojë deri në Jarinjë. Sipas tij rruga është bllokuar edhe në Rudarë nga kamionë dhe makineri të rëndë.
Dy orë pas mesnatës mediat kosovare raportuan të ketë pasur dhe përleshje me serbët lokalë, ndërsa policia kishte arrestuar 4 prej tyre
REXHEPI: VEPRUAM VETEM, EULEX: VEPRIMET E NJEANSHME TE DEMSHME
Ora 07:00 Aksioni i mbrëmshëm nuk ishte kryer në koordinim me EULEX-in, përgjegjës për kontrollin e pikave kufitare në veri. Lajmi ishte konfirmuar nga vetë ministri Rexhepi i cili kishte shtuar se “EULEX nuk ka pasur gadishmëri që të mbështesë këtë aksion”, raporton Voa.
Ndërkohë EULEX ka theksuar rëndësinë e zgjidhjes së situatës aktuale përmes një rruge të qetë dhe paqësore. EULEX thekson se nuk është e përfshirë në asnjë lloj mënyre me operacionin e zhvilluar nga grupet speciale të policisë së Kosovës.
Në veri ndërkohë janë parë përforcime të KFOR-it, ndërsa komandanti i paqeruajtësve të NATO-s, gjenerali gjerman Erhard Buhler, u ka bërë thirrje siç thuhet të gjithë qytetarëve të Kosovës që të mos reagojnë me dhunë ndaj situatës aktuale në veri.
SHKARKOHET DREJTORI I POLICISE
Pak para fillimit të aksionit të policisë në orën 22:00 të mbrëmjes së të hënës, qeveria e Kosovës bëri të ditur se kryeministri Hashim Thaçi shkarkoi drejtorin e përgjithshëm të policisë Reshat Maliqi. Nuk janë dhënë hollësi mbi këtë vendim, ndërsa edhe vet zoti Maliqi, tha se nuk ka njohuri për shkaqet që mund të kenë nxitur një vendim të tillë. Në një reagim të mëvonshëm, (gjatë ditës së sotme), Ish shefi i policisë e ka quajtur të shpejtë veprimin e kryeministrit, ndërsa shtoi se nuk e kishte informuar asnjë për shkarkimin e tij. Maliqi tha se kishte shprehur "gadishmërinë time çdo herë, që të bëhet lëvizje pozitive për vendin".
(s. Gera/m. Arapi/BalkanWeb) Lidhje te tjera UNMIK: Të shqetësuar për situatën në veri Stefanovic: Presim përgjigjen e Prishtinës për embargon Haxhinasto: Dialogu Kosovë-Serbi të ketë rezultate konkrete NATO: Po negociojmë ngrirjen e embargos BE e shqetësuar, te nise dialogu AAK dhe VV: Vendimi i qeverisë i drejtë