UNMIK: Të shqetësuar për situatën në veri
UNMIK në Kosovë shpreh shqetësimin për situatën e krijuar në veri të Kosovës ndërsa apelon që palët t’i zgjidhin konfliktet me dialog. Zyrtari i ngarkuar për misionin e UNMIK-ut, Robert Sorenson, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën në veri të Kosovës, ndërsa u ka bërë thirrje palëve të përmbahen nga çdo veprim që mund ta përkeqësojë edhe më tej gjendjen, raporton Radio Europa e Lirë
"UNMIK-u e dënon ashpër dhunën dhe beson se dialogu, i bazuar në respektin e ndërsjellë, është rruga për zgjidhjen e çështjeve", thuhet në deklaratën e zotit Sorenson.
Sipas së njëjtës, "UNMIK-u është i gatshëm për të ndihmuar në përpjekjet për të qetësuar situatën". "Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të punojnë me EULEX-in dhe KFOR-in për të vendosur rendin dhe për t'i zgjidhur çështjet nëpërmjet diskutimit", ka thënë Sorenson.
(m.a/BalkanWeb)