Kontrolli tashmë objekt i strukturave të mjedisit
09/08/2010 Mjedisi fajëson bashkinë, firma e kontraktuar për pastrimin e kryeqytetit nuk kryen siç duhet punën
mosdezinfektimi i kazanëve të plehrave shihet si rrezik për shpërthimin e infeksioneve
Kazanët e plehrave konsiderohen si rrezik. Hedhja e mbeturinave vend e pa vend, si dhe moskryerja e detyrës siç duhet nga firma e pastrimit të kryeqytetit, konsiderohen si faktor rriskues për shpërthimin e infeksioneve të natyrave të ndryshme. Sipas ekspertëve të mjedisit, veçanërisht më të rriskuarit në këtë rast mbeten banorët pranë zonave në të cilat janë vendosur kazanët që shërbejnë për grumbullimin e mbetjeve urbane. Lidhur me këtë situatë, përfaqësuesit e mjedisit kanë fajësuar Bashkinë e Tiranës për mosushtrimin siç duhet të detyrës në monitorimin e punës që duhet të kryejë firma e pastrimit që ka lidhur kontratën me këtë institucion.
Kontrata
Si rregull, një nga pikat që parashikon kontrata që kanë lidhur firmat e pastrimit është larja dhe dezinfektimi i koshave, procedurë kjo që në shumë raste nuk kryhet. Njëkohësisht probleme të shumta janë shfaqur edhe me larjen apo fshirjen rrugëve si dhe të trotuareve. Nuk kanë qenë të pakta rastet e ankesave të depozituara nga banorët për shkak të erës së rëndë të krijuar pranë zonave të tyre të banimit. Në një inspektim të bërë, specialistët e mjedisit kanë pohuar se në kushtet e temperaturave të larta, shqetësues në kryeqytet mbetet fakti i pastrimit të koshave ku hidhen mbeturinat, duke i shndërruar ato në burim i infeksionesh për qytetarët. Sipas tyre, Bashkia e Tiranës është përgjegjësja kryesore e pastrimit të qytetit, e cila duhet të monitorojë hap pas hapi firmat e pastrimit. Por problemet e shfaqura së fundmi kanë treguar se puna nuk është realizuar siç duhet. Për këtë, specialistët e mjedisit kanë pohuar se monitorimi i këtyre firmave tashmë do të kalojë drejt këtij institucioni.
Ndryshimet
Në këtë mënyrë shumë shpejt, meqenëse zonat urbane janë konsideruar problematike për sa u përket mbetjeve, firmat e kontraktuara nga bashkia do të mund të monitorohen dhe nga inspektorët e Ministrisë së Mjedisit. "Ka pasur më përpara sanksione dhe për firmat e pastrimit, po shpresoj që së shpejti dhe firma që kryen pastrimin në Bashkinë e Tiranës do të jetë objekt kontrolli për inspektorët tanë. Sigurisht, gjithmonë për përmirësimin e mjedisit”, është shprehur drejtori i kontrollit të mjedisit në këtë institucion, Alfred Deshati. Sipas tij, në vitet e mëparshme gjobat që viheshin nga Mjedisi nuk vileshin nga pushteti lokal, por tashmë baza ligjore ka ndryshuar. "Gjobat që vendoste Ministria e Mjedisit deri në një farë mase nuk konsideroheshin. Unë mund tju them vetëm kaq: të paktën me miratimin e ligjit për kundërvajtjet administrative, tanimë me gjobat e Ministrisë së Mjedisit do të merret drejtpërdrejt Përmbarimi. Pra, janë gjoba që kanë titullin ekzekutiv", shton më tej Deshati.