Bie kamioni me krom nëgreminë, vdes 22-vjeçari
09/08/2010 Mjeti ka rrëshqitur gjatë momentit të shkarkimit të mineralit
Mungesa e kushteve të punës në sektorin e minierave dhe të transportit të materialeve ka shkaktuar një tjetër viktimë. 22-vjeçari Gentian Leti ka vdekur dje, si pasojë e një aksidenti gjatë shkarkimit të një kamioni me krom. Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme, kur 22-vjeçari ka qenë në krah të një prej rimorkiove me krom. Gjatë procesit të shkarkimit një prej rimorkiove është përmbysur duke zënë nën vete 22-vjeçarin Leti.
Të pranishmit në vendngjarje janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë, por plagët e marra kanë qenë fatale për të riun. Automjeti i rëndë ka rrëshqitur në greminën 50 metra të thellë, ndërsa i riu nuk ka arritur që të hidhet prej tij. Si pasojë e rrokullisjeve, por dhe përplasjes së fortë të mjetit, i riu nuk ka mundur të jetojë, edhe pse punëtorët e tjerë që gjendeshin në zonë i kanë ardhur menjëherë në ndihmë, duke realizuar dhe transportimin e tij në spital. Ndërkohë që mjekët kanë bërë të ditur se nuk kishte asnjë mundësi shpëtimi për të riun, si pasojë e gjendjes nga përplasja e mjetit të rëndë. Megjithatë, policia po heton për shkaqet e ngjarjes dhe është duke marrë në pyetje të pranishmit, si dhe po verifikon gjendjen teknike të kamionit dhe të sistemit të shkarkimit dhe kushtet e sigurimit në punë të tij.