Konuzin: Serbia të kundërshtojë, EULEX ilegal
Ambasadori rus, Aleksandr Konuzin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë të protestojë kundër misionit të BE në Kosovë, Eulex. “ Serbia duhet të kundërshtojë me forcë veprimet e paligjshme, edhe n.q.s këto janë pasojë e vendimeve të BE apo të UN, dhe detyra e Rusisë është të mbështesë Serbinë - është shprehur Konuzin për gazetën serbe Politika. “Kemi thënë shpesh herë se prezenca ndërkombëtare në Kosovë është bazuar në rezolutën 1244 dhe për këtë arsye çdo ndryshim apo vendim i pabazuar mbi këtë rezolutë është i paligjshëm ka vazhduar ai. Beogradi e ka refuzuar misionin e BE-së, për arsyen e vetme se ky e fundit vë në jetë planin Ahtisari, i cili më parë është refuzuar nga KS, në një kohë që edhe rikonfigurimi i UNMIK ka filluar pa vendimin e kombeve të Bashkuara. Për Konuzin, Kosova nuk është një rast i veçantë duke theksuar edhe një herë mbështetjen Ruse për Serbinë.