E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulet çmimi i naftës, dollari fiton terren

Në një kohë që çmimet e naftës vazhdojnë të shënojnë një rënie të pandalshme në tregjet botërorë, monedha amerikane po fiton pikë çdo ditë e më shumë. Dollari amerikan pas niveleve të larta rekord është rimëkëmbur duke u ulur në më pak se 1.4 ndaj euros, nga 1.5 që ishte më parë.

Por, me rënien e çmimit të naftës, ka filluar të luhatet edhe tregu i metaleve të çmuara të cilat prej kohësh qëndronin në nivele rekord tregtimi. Nga 1000 $ për onc, ari ka shënuar një rënie të menjëhershme prej 200 $. Sipas OPEC, grupi i tretë më i madh në botë për prodhimin dhe eksportin e naftës, niveli i arritur është më i ulëti që nga viti 2002. Që nga muaji maj, çmimet e naftës kanë shënuar një rënie me rreth 24 %, duke i lënë kështu terren dollarit amerikan të forcojë pozitat e tij. Deklarata e OPEC, nga ana tjetër në lidhje me prodhimin e naftës, do të ndikojë në stabilizimin e çmimeve të karburanteve në bursa, për shkak se kjo e fundit vendosi të mos ndryshojë sasinë e prodhimit, dhe për pasojë edhe eksporti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›