E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia do ta respektojë vendimin e Gjykatës për Kosovën

Ministri jashtëm serb Vuk Jeremiç, në mbledhjen e OKB-së në New York i paraqiti pikëpamjet e tij lidhur me propozimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Sipas fjalëve të ministrit të Jashtëm serb Vuk Jeremiç, Serbia është e gatshme ta pranojë pavarësinë e Kosovës po që se për një gjë të tillë vendos Gjykata Ndërkomëbtare e Hagës.

Gjatë ditës së premte në New York, Jeremiç ka siguruar të pranishmit se do ta pranojë vendimin gjyqësor të instancave më të larta gjyqësore lidhur me pavarësinë e Kosovës.

“Normalisht, Serbia do ta pranojë vendimin gjyqësor, çfarëdo qoftë ai”, ka deklaruar ministri serb, duke bërë të qartë se nga Haga pret një përkrahje për linjën serbe. Më tej, ai ka deklaruar se njohja e njëanshme “ilegale” e pavarësisë së Kosovës ka çrregulluar të drejtën ndërkombëtare. Serbia ka paralajmëruar se shumicën e vendeve të BE-së dhe SHBA-të dëshiron t’i sjellë para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, sepse sipas saj, ato e kanë pranuar njëanshmërisht shtetin kosovar. Për shkak të gjednjes së rëndë të të drejtave të njeriut në Serbi, për një proces eventual gjyqësor Beogradi do të duhet t’i presë vendimet e Mbledhjes së Përgjithshme të OKB-së.

Ministri Jeremiç shpreson se Rezoluta serbe do të pranohet në muajin shtator të këtij viti në Debatin e Përgjithshëm të OKB-së. Përndryshe, Gjykata Ndërkombëtare në Hagë është Instanca qendrore gjyqësore e Kombeve të Bashkuara e cila i rregullon kontestet ndërmjet shteteve anëtare. (INA)  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›