E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konuzin kundërshton planet për integrimin e veriut të Kosovës

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Konuzin ka kundërshtuar planet për integrimin e veriut të Kosovës, dhe ka tërhequr vërejtjen se këto plane "nuk kanë bazë ligjore". Konuzin rikujtoi se kjo temë kohë më parë është diskutuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të bashkuara, dhe ka theksuar qëndrimin rus se, "Rezoluta 1244 është bazë për procesin negociator, për statusin e ardhshëm të Kosovës". Këto plane për integrimin e veriut të Kosovës, sipas Konuzinit, janë hartuar jashtë bashkësisë ndërkombëtare dhe nuk kanë marrë pëlqimin e askujt, dhe për këtë shkak, siç tha ai, Rusia i konsideron ato të papranueshme dhe "do t'i injorojë në tërësi".
I pyetur nëse i gjithë ky tregim për integrimin e veriut të Kosovës dhe kundërshtimin e Beogradit, janë hyrje për ndarjen e Kosovës, Konuzin ka thënë se kjo temë nuk është risi dhe se ajo është diskutuar në qarqet akademike dhe ato të ekspertëve, por sipas tij, "kjo temë nuk është aktuale". Përkundrazi, sipas tij, duhet bërë përpjekje maksimale që të arrihet zgjidhja për statusin e Kosovës, që do të ishte e pranueshme për popullatën serbe dhe atë joserbe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›