E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, talebanët: Lideri ynë nuk është vrarë

Talebanët në Pakistan kanë përgënjeshtruar raportin për vrasjen e liderit të tyre, Hakimullah Mehsud, gjatë një sulmi të një avioni pa pilot të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një zëdhënës i talebanëve tha për agjencisë e lajmeve Reuters, se raporti i bërë publik së fundmi, ishte një "gënjeshtër totale".
Ushtria e Pakistanit po zhvillon hetime lidhur me raportin në Televizionin Pakistanez, se Hakimullahu kishte vdekur nga plagët e sulmit ajror dhe se është varrosur në rajonin fisnor, Orakzai, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit. Gjatë njoftimit televiziv, nuk u bë e ditur se kur kishte ndodhur ky sulm. Të dielën u raportua se lideri pakistanez, Hakimullah Mehsud mund të ishte vrarë nga sulmi ajror i 17 janarit, pasi i kishte mbijetuar një sulmi të ngjashëm të ditëve më parë në afërsi të kufirit afgan, thanë shërbimet pakistaneze të inteligjencës. Zyrtarët thanë se kishin marrë të dhëna, dhe pse të pakonfirmuara , se ai mund të kishte vdekur nga sulmi mbi dy automjete që transportonin militantë në Varizistanin verior.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›